E Diel, 1 Nëntor 2026

Holbrooke qeveria fond per fondacionin Refugees International

Qeveria miratoi dje vendimin per dhenien e nje ndihme financiare fondacionit Refugees International ne kujtim te vepres se diplomatit te shquar amerikan Richard Holbrooke. Duke vleresuar figuren dhe vepren e diplomatit amerikan Holbooke Kryeministri Sali Berisha u shpreh ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave se ai me angazhimin e tij personal ne emer te qeverise amerikane dha nje kontribut te madh ne ridimensionimin e domosdoshmerise se zgjidhjes se problemit te Kosoves si nje kusht kryesor per paqen dhe stabilitetin ne Ballkan. Nje vendim tjeter qe do te miratojme eshte nje kontribut modest financiar ne Refugees internacional ne nderim dhe kujtim te vepres se diplomatit te shquar amerikan mikut te shqiptareve Richard Holbrooke i cili u nda nga jeta pak jave me pare si nje nga personalitetet me te shkelqyera me te shquara te diplomacise amerikane dhe asaj boterore por dhe si nje nga te derguarit e presidentit Klinton per Ballkanin qe me aftesite e tij te medha personalitetin e tij vizionin kontribuoi ne menyre thelbesore ne paqen dhe stabilitetin ne Ballkan. Arkitekt nga me kryesoret i marreveshjes se Dejtonit Richard Holbrooke ne vitet 97-98 do te ishte njekohesisht nje nga protagonistet kryesore te zgjidhjes se krizes se ish-Jugosllavise ne Kosove. Me angazhimin e tij personal ne emer te qeverise amerikane udhetimin ne zonat me te rrezikshme edhe te luftime ai dha nje kontribut te madh ne ridimensionimin e domosdoshmerise se zgjidhjes se problemit te Kosoves si nje kusht kryesor per paqen dhe stabilitetin ne Ballkan. Familja e tij ka lene nje liste fondacionesh ku mund te behen kontribute. Qeveria ka perzgjedhur Refugees International ne kujtim te vepres se Richard Holbrooke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›