Bashkohen camet tani PDIU Idrizi kryetar
I gjithe komunitetit cam tani e tutje do te perfaqesohet nga nje parti e vetme dhe ajo eshte Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet. Emertimi i ri vjen pas shkrirjes se dy partive came PDU-se dhe PDI-se duke krijuar nje parti te re qe do te perfaqesoje interesat e popullsise came. Ne nje deklarate te perbashket te asambleve te dy partive dje u vendos qe Tahir Muhedini do te jete president nderi i kesaj partie ndersa Shpetim Idrizi do te jete kryetari i partise se re PDIU-se.
Kjo parti ne Parlament do te perfaqesohet nga dy deputetet Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri. Sipas z. Idrizi qellimi i kesaj partie do te jete zgjidhja e ceshtjes came me mjete politike juridike e e diplomatike si nje plage qe vazhdon te rrjedhe gjak. Ai njoftoi se per kete qellim PDIU do i drejtohet nje nga studios avokatore nga me prestigjioze ne bote. Kreu i PDIU-se Shpetim Idrizi paraqiti dhe nje plan te detajuar te asaj cka partia e re do te ndjeke gjate ketij viti. 2011 do te jete nje pune e jashtezakonshme. Do realizojme rezolute per ceshtjen came. Do ta nderkombetarizojme ceshtjen si dhe do punojme per hartimin e nje rezolute ne Kongresin Amerikan. Do i drejtohemi studios avokatore nga me prestigjiozet ne bote. Do ndjekim dhe rrugen qe ka bere Greqia me ceshtjen krimeve te ushtareve gjermane ne nje fshat te Greqise gjate luftes se Dyte Boterore- tha Idrizi. Ai pohoi me tej nuk harrojme dhe nuk do rreshtim pa kerkuar drejtesi. Gjate paraqitjes se programit te PDIU-se ne fjalen e tij Idrizi tha se kjo parti ka nje nacionalizem modern dhe nuk eshte remenishence e nacionalizmave negativ. Ai u ndal ne te drejtat e mohuara te shqiptareve te Camerise por edhe te shqiptareve ne vende te tjera. Koha punon per shqiptaret - tha Idrizi duke folur per ceshtjen kombetare. Ai u ndal dhe ne projektin e qeverise per regjistrimin e popullsise duke deklaruar se ky proces duhet te shtyhet. I kerkojme qeverise shtyrjen e regjistrimit etnik. Shqiperia nuk eshte nje vend multi etnik. Regjistrimi i popullsise se shqiptareve duhet ti nenshtrohet nje debati te gjere publik dhe juridik - tha Idrizi. Ai foli edhe per koalicionin me qeverine duke theksuar se camet jane komuniteti me pak i perfaqesuar ne administrate. Ai beri te qarte se postet qe do te kerkohen kane te bejne me qellimet e ceshtjes came. Ne sot po i afrohemi pushtetit jo si shtylle mbajtese e ndonje koalicioni por duke e pare pushtetin si mjet per qellimet tona. Ne kemi nevoje per pushtetin dhe na duhen kapacitet te mira ne arkiva dhe ne diaspore. Camet jane komuniteti me pak i perfaqesuar ne administrate - tha Idrizi. Ne planet e partise se re te cameve Idrizi pohoi se eshte dhe hartimi i nje rezolute nga SHBA-ja. Ai lajmeroi se do te ndiqen te gjitha hapat ligjore per nje proces nderkombetar. E keni marre vesh se greket duan te hapin nje ceshtje ne Hage per krimet e luftes se nazisteve. Eumlshte shume e drejte krimet e luftes nuk falen. Ne nuk harrojme dhe nuk do te reshtim breza pas brezi se kerkuari drejtesi per ceshtjen came. Partia jone do te jete perkrah shqiptareve te Kosoves Lugines se Presheves dhe Maqedonise dhe ne Mal te Zi - deklaroi z. Idrizi. Kurse presidenti i nderit i PDIU-se Tahir Muhedini deklaroi Ky bashkim eshte bere ne nje dite te shenuar ate te pavaresise se Kosoves. Gezuar pavaresine e Kosoves rrofte Cameria rrofte Shqiperia - deklaroi Muhedini. Ndersa ne fjalen e tij Sabri Godo theksoi se PDIU-ja do te bashkoje 300 mije shqiptare qe jetojne ne Shqiperi. Gezimi dhe entuziazmi juaj tregon se e keni pritur kete dite dhe eshte ne diten fatlume ate te pavaresise se Kosoves. E shoh bashkimin si formacionin qe bashkon dhe 300 mije camet qe jetojne ne Shqiperi - theksoi Godo. Ai keshilloi partine e re te jete e vendosur ne misionin e saj. Sipas tij ne 20 vjet nuk eshte bere asgje per camet dhe kete ceshtje kaq te mprehte. Perpiquni te gjeni zgjidhje se bashku me greket per ceshtjen came ndonese kjo duket e veshtire dhe se dyti mundohuni te zgjeroni problemin duke bere nderkombetarizimin e saj- tha z. Sabri Godo.