E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Pjesemarrja e grave ne polici do te rritet

Ka uruar me rastin e 8 Marsit ne nje takim festiv punonjeset e Ministrise se Brendshme dhe Policise se Shtetit ndersa ka deklaruar se do te rritet pjesemarrja e tyre ne strukturat e policise. Ministri i Brendshem Lulzim Basha eshte takuar dje me punonjeset femra te dikasterit qe ai drejton si dhe me punonjese te Policise se Shtetit. Gjate fjales se tij ministri Basha ka vleresuar kontributin e pazevendesueshem te grave ne familje por edhe ne proceset jetike te shqiptareve sic ishte heqja e vizave. Sot eshte nje dite qe e gjithe shoqeria dhe vecanerisht burrat dhe djemte te rikujtojne kontributin e grave grave ne jeten e tyre familjen e tyre shoqerine e tyre ne punen e tyre sepse nepermjet ketij kontributi shoqeria njerezore ka lindur dhe ka perparuar dhe eshte sakrifica e nenes qe kur e lind femijen dhe derisa ai ose ajo behet e afte per jete eshte nepermjet kesaj sakrifice qe lind e ardhmja cdo minute cdo ore cdo dite ne formen e foshnjave por edhe e ardhmja e shoqerise - ka thene ministri i Brendshem. Sot eshte dita juaj dhe une edhe njehere dua tju falenderoj nga zemra qe duke qene njekohesisht nena motra bashkeshorte keni qene nderkohe zemra e proceseve shume te rendesishme qe Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme ne teresi arriten te realizojne duke u dhene shqiptareve nje tjeter hap te madh drejt te ardhmes evropiane levizjen e lire - eshte shprehur kreu i Ministrise se Brendshme. Mes te tjerash Basha ka thene gjithashtu Personalisht nuk do resht se punuari qe jo vetem pjesemarrja juaj te rritet por edhe kushtet e punes per ju te cilat natyrisht jane te veshtira shume me te veshtira se per burrat te vijne duke u permiresuar ne menyre qe mirenjohja jone per kontributin tuaj si familjare por edhe si nepunese te shtetit te mos mbetet vetem thjesht me fjale qe i themi cdo 8 Mars por te perkthehet realisht ne kushte me te mira pune per te gjithsecilen nga ju dhe per grate anembane ne administraten publike dhe sektorin privat ne Shqiperi. Sakaq ministri Basha ka gjetur rastin per te bere edhe nje batute me te ftuarat teksa eshte shprehur Ne aparatin e Ministrise se Brendshme kemi 116 gra dhe 117 burra. Nese ndonjerit prej nesh i ka ardhur radha te largohet shpejt balanca do te jete e plote.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›