E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 marsi/ Grate ne feste bashkohen ne dreka dhe shperndajne dhurata

Edhe kete vit ne 8 Mars Dita Nderkombetare e Gruas ka gjetur grate shqiptare duke festuar. Buqetat me lule dhe urimet per njera-tjetren kane krijuar nje atmosfere festive ne Tirane duke e kthyer 8 marsin ne nje dite te rendesishme jo vetem per te protestuar por edhe per te festuar. Por ne kete dite mesazhet urimet per grate vijne edhe nga meshkujt. Madje shume prej tyre kane vrapuar per te pergatitur edhe dhuratat per te percjelle mesazhin se ato jane te rendesishme ne shoqeri. Per shoqatat qe mbrojne te drejtat e grave ne vend tete marsi dita nderkombetare e gruas ka qene e mbushur me aktivitete sensibilizuese. Kete radhe eshte zgjedhur zona e ish-bllokut si qender e organizimit ku aktivistet e shoqates kane menduar te ofrojne per te gjithe kalimtaret nje kafe. Te ardhurat e mbledhura nga kafete e sherbyera gjate kesaj dite do te shkojne ne ndihme te nje gruaje ne veshtiresi. Njekohesisht qytetaret kane pasur mundesine te lene shenimet dhe opinionet e tyre mbi flipcartet e krijuara . Qellimi i te cilave ka qene ndergjegjesimi i qytetareve te Tiranes per respektimin e te drejtave te grave nen sloganin Grate bejne histori cdo dite. Ideja per te pasur nje dite nderkombetare te gruas u vu ne zbatim ne fillim te shekullit 20 me nisjen e ekspansionit industrial qe coi ne protesta masive ne lidhje me kushtet e punes. Sipas legjendave urbane gra te nje fabrike tekstilesh organizuan nje proteste te tille ne 8 Mars te vitit 1857. Ato protestonin per kushtet e veshtira te punes. Me tej ne vitin 1911 140 grate e djegura ne nje fabrike ne Nju Jork do te perforconin ngjyrimin e kesaj dite duke e kthyer 8 marsin ne nje date te rendesishme me simbolike femerore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›