Taksa për makinat, Ministria e Financave nxjerr udhëzimet

Ligji i ri për tregtimin dhe taksimin e makinave të përdorura , i cili pritet të hyjë në fuqi në muajin shtator do të shoqërohet shume shpejt me udhëzim përkatës.
Burime nga Ministria e Financave bëjnë më dije se drafti është në përfundim dhe do të bëhet publik javën e ardhshme. Udhëzimi do të sqarojë me shembuj dhe raste konkrete sesi duhet vepruar, cilat kategori mjetesh transporti publik prek ligji, cilat përjashtohen dhe ku përfitohet më tepër.
I miratuar nga Kuvendi rreth tre jave më parë , ligji heq taksën e importit për mjetet e importuara si dhe taksën për shitblerjen e tyre. Ndër të tjera ligji shkrin edhe dy taksa, atë të qarkullimit rrugor dhe të regjistrimit të përvitshëm.