Panariti: Të gjitha pallatet në Tiranë do të hipotekohen brenda 2011-ës
Nënkryetari i Bashkisë së kryeqyteti ka deklaruar dje në interesim të mediave, se premtimi i Kryetari të ri të Bashkisë, Bashës, do të mbahet në lidhje me hipotekimet e pallateve. Ai garantoi të gjithë qytetarët e Tiranës, se asnjë pallat nuk do të mbesë pa u hipotekuar brenda dhjetorit 2001. Gjithashtu, Bashkia e Tiranës do të ketë shumë shpejt Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti, prezantoi dje grupin e punës, për ndërtimin e strukturës dhe funksioneve të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit. Sipas Panaritit, kjo agjenci do të funksionojë mbi dy shtylla kryesore; atë të komunikimit të vazhdueshëm me qytetarin, që do të thotë dëgjimi dhe shqyrtimi i shqetësimeve të tyre, për standardet dhe çmimet në treg dhe gjithashtu qytetarët e Tiranës do të kenë mundësi të shprehin shqetësimet e tyre drejtpërdrejt në Bashki, nëpërmjet telefonit ose internetit. Shtylla tjetër e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, sqaroi panariti ka të bëjë me verifikimin në vend të ankesave të qytetarëve dhe marrjen e masave, në rastet e spekulimit me çmimet ose me cilësinë e mallit. “Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit do të jetë shembulli “par excellence”, i sinergjisë, midis pushtetit vendor dhe atij qendror, në shërbim të qytetarit” - u shpreh Nënkryetari i Bashkisë, Panariti. Në përbërje të grupit për ndërtimin e Agjencisë janë ekspertë, personalitete dhe funksionarë të rëndësishëm të fushave të ndryshme.