Basha: Plotesuam kerkesat shtese per liberalizimin
21/07/2010 Vizat, ministri i Brendshëm raporton në Kuvend për plotësimin e kushteve
Vrasja e deputetit Fatmir Xhindi, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata, si ajo e një 16-vjeçari në Lezhë, janë konsideruar nga ministri i Brendshëm Lulëzim Basha si informacion i klasifikuar sekret dhe për këtë arsye ai ka evituar përgjigjet përpara deputeteve në Kuvend lidhur me ecurinë e hetimeve për këto ngjarje. I thirrur në Komisionin parlamentar të Sigurisë për të raportuar mbi ecurinë e realizimit nga vendi ynë të tri kushteve për procesin e liberalizimit të bizave, ministri Basha i ka shfrytëzuar rreth tri orët që ka qëndruar aty për këtë çështje. “Unë kam kënaqësinë që jam ftuar këtu për të raportuar në lidhje mbi tri kriteret e fundit për liberalizimin e vizave. Natyrisht, pas një raportimi mbi këtë çështje, pyetjeve dhe përgjigjeve që do të vijojnë jam i gatshëm të merrem me të gjitha çështjet brenda etikës dhe ligjit. Nuk është, as nuk mund të jetë në tejkalim të ligjit komunikimi ynë publik as për çështje që janë në hetim, as për çështje që përbëjnë sekret hetimor”, - iu përgjigj ministri interesit të deputetit të Partisë Socialiste Pirro Lutaj mbi vrasjen e ish-deputetit socialist. Shmangiet e përgjigjeve shkaktuan jo pak debateve mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të qeverisë “Berisha”. “Në këtë kuadër, nuk mund të lë pa përmendur faktin se dy muaj më parë unë kam qenë i ftuar në komision kur ju nuk keni qenë, sepse me sa duket përkon me kohën kur ju vazhdonit ende bojkotin”, - tha Basha. I irrituar për këtë reagim, Lutaj ka kërkuan nga ministri të mos abuzojë me fjalën e tij. “Të mos abuzojë me ato që thashë. Jemi lajmëruar për të qenë në komision dhe ministri nuk ka ardhur”, - tha deputeti i majtë. Pas disa replikash të mëtejshme, për qetësimin e situatës ka ndërhyrë deputeti Paulin Stërkaj, i cili ka justifikuar mungesën e ministrit me programin e ngjeshur të aktivitetit të tij ministror. “Ministri është ditë për ditë në Parlament, vjen sa herë e kemi kërkuar në komision. Ne jemi një pjesë e komisionit që kemi punuar në Ministrinë e Brendshme dhe e dimë ngarkesën e punës, por mos e shfrytëzoni këtë seancë dëgjimore që të spekuloni. Secili ka mundësi të bëjë pyetje dhe jam i sigurt se ministri do të kthejë përgjigje”, - tha deputeti i PD-së. Më tej ministri i Brendshëm garantoi se pavarësisht numrit të lartë të krimeve, ku vetëm ditën e djeshme u shënuan katër të tilla, siguria kombëtare mbetet e pacenuar. Ai iu referua raporteve të organizmave ndërkombëtarë për të prezantuar rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar. “Kemi përparuar në luftën kundër krimit të organizuar, kemi përparuar në çështjen e kufijve, kemi përparuar në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Në tërësi indikatorët e sigurisë në vend kanë mbetur nën mesataren evropiane, sa u takon indikatorëve kryesorë të kriminalitetit”,- tha Basha.
Basha opozitës: Mos i përdorni politikisht tragjeditë
Ministri Basha u kërkoi kundërshtarëve të tij politikë që ngjarjet të cilat nuk janë zbardhur ende nga organet kompetente, të mos përdoren politikisht. “Jam i gatshëm të jap informacion, gjithmonë duke ruajtur sekretin hetimor dhe duke shmangur që një çështje e tillë sensitive dhe ende në hetim të bëhet kazus për një shfaqje publike që nuk do tu bënte nder as deputetëve të nderuar të komisionit, as mua si ministër i Brendshëm dhe as familjarëve, të cilët presin një zgjidhje dhe jo përdorim e kësaj çështje për kapital politik”, - nënvizoi ai gjatë fjalës së tij. Pas këmbënguljes së deputetëve të majtë për informacion, ai kujtoi procedurën e ndjekur prej tij që nga marrja e kërkesës për interpelancë. “Pas marrjes së kërkesës për interpelancë, siç është sqaruar dhe nëpërmjet deklaratës për shtyp të Ministrisë së Brendshme, është dhënë një informacion i detajuar mbi çështjen Kryesisë së Kuvendit, natyrisht duke përbërë sekretin hetimor të klasifikuar si sekret dhe me të cilën mund të njihet çdo deputet në bazë të të drejtave që jep ligji në raste të tilla”, - përfundoi Basha.
Liberalizimi i vizave
Optimist është shprehur ministri i Brendshëm lidhur me vlerësimin që KE-ja do të japë për ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave. “Theksoj se zyrtarisht ne presim vlerësimin zyrtar të ekspertëve dhe të komisionit për plotësimin e këtyre tri kushteve. Në takimet që unë kam pasur me zyrtarë të lartë të Komisionit për Punët e Brendshme më është komunikuar se ka një vlerësim pozitiv për hapat që ka hedhur Shqipëria në plotësimin e këtyre tri kushteve. Jam i bindur se kemi lëvizur për plotësimin e plotë të detyrimeve, madje dhe më tej”, - tha ministri.
Kushtet e procesit
Njëri prej këtyre kushteve është prezantuar për herë të parë që nga nisja e procesit të liberalizimit të vizave dhe është kushti për zhvillimin e një strategjie dhe politikave për riintegrimin e të riatdhesuarve. Dy kushtet e tjera përbëjnë atë që nga ministri u cilësua si “kontroll i vazhdueshmërisë së punës”, që kanë të bëjnë me forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të organeve ligjzbatuese në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zbatimin e kuadrit të ri ligjor për sa i përket konfiskimit të aseteve kriminale.