Vera, kthehen mbytjet
21/07/2010 Shkak, temperaturat e larta
Mbyten dy të rinj, vdes nga
zemra një 17-vjeçar
GRAMSH- Tre të rinj kanë humbur jetën në Gramsh dhe në Belësh si pasojë e efektit të temperaturave të larta. Fillimisht një 17-vjeçar është ndjerë keq dhe nuk ka pasur asnjë shpresë për shpëtimin e tij për shkak të një goditje në zemër dhe rreth orës 18.00 dy të rinj janë mbytur në një përrua, trupat e të cilëve ndodhen ende në ujë. Një grup polumbarësh janë nisur në vendin e ngjarjes për nxjerrjen nga uji të dy viktimave. Një 17-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një goditje në zemër. Burime të policisë bëjnë të ditur Leonard Çipi me banim në fshatin Çepë të Belshit është ndjerë keq kur është kthyer në shtëpi, pasi kishte kullotur bagëtitë. I riu kishte probleme me zemrën për të cilën merrte mjekime. Me gjithë transportin e menjëhershëm për në spital i riu ka gjetur vdekjen dhe mjekët nuk kanë pasur asnjë mundësi për ndërhyrje. Me të marrë njoftimin në vendin ku është lajmëruar ngjarja është dërguar një ekip hetimor. Ndërkohë dy të rinj në Gramsh kanë tentuar të shpëtojnë njëri-tjetrin, pasi kishin shkuar për t’u larë në një rezervuar në fshatin Tërvol të komunës Pishaj në rrethin e Gramshit, por për shkak të thellësisë kanë gjetur vdekjen që të dy. Elton Dusha dhe Mariglen Kullolli 20 dhe 21 vjeç me banim në të njëjtin fshat kanë shkruar për t’u larë për shkak të temperaturave të larta, por të dy nuk kanë mundur të dalin nga aty duke u mbytur. Kanë qenë banorë të zonës që kanë lajmëruar policinë për ngjarjen, pasi nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për shpëtimin e dy të rinjve. Ndërkohë janë njoftuar polumbaret për të nxjerrë trupat e pajetë. Rezervuari i ujit nuk këshillohej për t’u larë për shkak të thellësisë së tij, por temperaturat e larta kanë bërë që dy të rinjtë të mos i shpëtojnë dot tundimit të ujit që i ka shkaktuar edhe vdekjen. Gjatë verës raste të mbytjes së personave sidomos në zonat rurale në hapësirat ujore të lumenjve, rezervuarëve dhe përrenjve kanë qenë të shpeshta. L. Lleshi
U mbyt në ujërat e Adriatikut
Gjendet trupi i pajetë i
emigrantit 20-vjeçar
FIER- Orët e para të mëngjesit të djeshëm kanë finalizuar kërkimet për 20-vjeçarin, i cili rezultonte i humbur prej dy ditësh. Policia ka bërë me dije se sot në orën 05:00 të mëngjesit është gjetur 20-vjeçari Aurel Metushi, i cili rezulton të jetë mbytur në plazhin e Ndërnenasit në zonën e Libofshës në Fier. Viktima mësohet të jetë kthyer nga Greqia katër ditë më parë për të kaluar pushimet. Dali i ri ishte nga fshati Libofshë e Fierit dhe mësohet se kishte qenë bashkë me shokët në plazh kur ka hyrë në det për të mos dalë më prej aty. Në bazë të dëshmive nga shokët e tij, sipas policisë, mësohet se 20-vjeçari nuk kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore para se të futej në det, çka mendohet se mund të jetë bërë shkak për mbytjen e tij. Trupi i pajetë i të riut, u gjet pas kërkimeve të policisë e familjarëve, pasi ishte zhdukur prej dy ditësh. Hetimet e para tregojnë për ndonjë infarkt të mundshëm të djalit gjatë kontaktit me ujin e ftohtë, por do të jetë ekspertiza ajo që do të zbardhë të vërtetën mbi mbytjen e papritur të riut. A. Damini