E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Po bashkimit, jo percarjes mes shqiptaresh Luljeta Ndoka

Autoritetet e qeverisjes vendore te Tiranes dhe deputete te Kuvendit te Shqiperise, jane perulur dje me nderim dhe respekt perpara sakrifices se atyre qe dhane jeten 68 vjet me pare per clirimin e Tiranes, kryeqytetit te shqiptareve. Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, nenkryetaret e Bashkise, Kryetari i Keshillit Bashkiak, Kryetari i Keshillit te Qarkut, perfaqesues te Prefektures, kryetaret e njesive bashkiake, deputete te Tiranes, veterane, etj., kane kryer homazhe ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit, aty ky prehen te gjithe heronjte e Tiranes dhe Shqiperise. Kreu i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ka theksuar se sakrifica e atyre qe dhane jeten per clirimin e kryeqytetit, duhet te sherbeje sot si burim frymezimi per bashkim dhe jo percarje. "Ne kete 100 vjetor, une uroj si Kryetar i Bashkise se Tiranes, qe sakrifica e atyre qe rane per clirimin e kryeqytetit, te sherbeje si nje burim frymezimi per bashkim dhe jo per percarje. Sot, kur nje pjese e endrrave dhe idealeve te tyre per nje Shqiperi demokratike, te perparuar, evropiane jane realizuar apo jane kaq prane realizimit, detyra jone eshte te mos perserisim gabimet e se shkuares por te bashkohemi te gjithe per t'i dhene qytetit tone, vendit tone, popullit dhe kombit tone ate qe meriton" - u shpreh Basha. Sipas tij, nderimi per deshmoret dhe lavdia e tyre e perjetshme, eshte jo vetem nje fakt i percjelle brez pas brezi por edhe nje detyrim i cili sherben per te edukuar edhe brezat e ardhshem, me vetendijesimin se ai qe bie per atdhe nuk vdes kurre. "Sa here qe popujt, vendet apo kombet, per shkaqe te ndryshme detyrohen te humbin rrugen, sic ishte rasti pas luftes Nacional-Clirimtare, kur idealet e te reneve dhe te bashkeluftetareve u neperkemben, kur endrrat e tyre nuk u realizuan, kjo humbje rruge nuk zgjat me ore apo me dite, si ne rastin e individeve por me vite dhe dekada, sic ne vete jemi deshmitare", vijoi kryetari i Bashkise se Tiranes.

Bashke, te ndare

Kryetari i Bashkise se Tiranes dhe deputete te Kuvendit ishin ne varrezat e deshmoreve te kombit per te perkujtuar diten e clirimit te Tiranes. Edi Rama dhe deputete te tjere te opozites, ishin per te njejten arsye ne sheshin e Partizanit te Panjohur. Nderojne te njejten dite, por ne vende te ndryshme. Pikerisht i gjendur para kesaj situate, kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, ka bere thirrje dje per bashkim dhe jo per percarje, ne kete dite qe simbolizon luften per bashkim e liri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›