PD, ftese Rames: Eja ne tryeze per ligjet e statusit Rozeta Rapushi
Partia Demokratike eshte gatshme te shqyrtoje ne cdo kohe, cdo amendament te opozites per tre projektligjet e mbetura pezull per integrimin e vendit si dhe per ti votuar ato para dates 20 nentor. Por ndryshe nga opozita, mazhoranca kerkon miratimin e ligjeve te cilat do te mundesonin qe kete vit Shqiperia te marre ftesen per statusin e vendit kandidat, pa i lidhur aspak atome debatet per qarkun e Fierit. "Ndonese eshte fundjave, ndonese ka mbetur edhe shume pak kohe ne dispozicion, jemi te gatshem qe ne cdo ore te ulemi dhe te shqyrtojme pa vonese te tre projektet, qe Brukseli pret te miratohen prej nesh. Le te mbledhim menjehere komisionet parlamentare dhe te pergatisim ne kohen me te shkurter per ne seance dy ligjet dhe ndryshimet e rregullores", - u shpreh dje kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi si nje pergjigje ndaj apeleve te fundit te kreut socialist Edi Rama, i cili votat e PS-se per integrimin i kushtezon me zgjidhjen e ceshtjes ne Qarkun e Fierit. Ai theksoi, se mazhoranca nuk i shmanget asnje debati dhe nuk i ben bisht asnje ballafaqimi me cilindo faktor politik, aq me pak me forcen kryesore te opozites. "Parlamenti eshte tryeza me perfaqesuese qe mund te organizohet, dhe po aty gjendet edhe e vetmja zgjidhje politike. Grupi parlamentar i Partise Demokratike mirepret cdo propozim, cdo amendament dhe cdo sugjerim te pales tjeter per tre reformat. Ne jemi te hapur gjithashtu, per cdo leshim, ne rast se opozita na e jep mundesine", - shtoi Patozi, duke i bere te qarte Rames, se dialogu duhet te zhvillohet ne komisione dhe Kuvend. Ai permendi gjithashtu si trishtues faktin se javen e kaluar, Kuvendi ra dakord per lirimin e te burgosurve, nderkohe qe, duke mos votuar ligjet e integrimit, po burgos aspiraten e madhe te shumices derrmuese te qytetareve shqiptare. "Mos votimi i tre reformave dhe per pasoje humbja e shansit per marrjen 'in ekstremis' te statusit te kandidatit, do te ishte goditja me e rende qe mund t'i behej 100-vjetorit te Pavaresise. Asgje nuk do ta justifikonte deshtimin", - vijoi Patozi. Ndaj ai i beri thirrje opozites, qe te mos e shnderroje ne peng te shqiptareve, ceshtjen e statusit te vendit kandidat. Ne keto kushte, ai u kujtoi socialisteve, se detyra e pare dhe e fundit e cdo parlamentari, eshte te votoje ligjet, reformat. "Shqiptaret na kane votuar qe te marrim vendime te drejta per te sotmen dhe te ardhmen e ketij vendi. Dhe asgje me te vlefshme se integrimi nuk ka sot. Ndaj edhe ftoj grupin parlamentar te Partise Socialiste te ulemi dhe pastaj te votojme bashkarisht per te", - u shpreh ai ne emer te selise blu. Reagimi i Patozit, erdhi pas thirrjeve te njepasnjeshme te kreut socialist, Edi Rama, per tryeze dialogu mes paleve jo vetem per tre projektligjet per integrimin, por edhe per debatet ne Qarkun e Fierit.
Tre reformat e mbetura pezull ne Kuvend
Per te paren here, Shqiperia ka shanse te marre ftesen per statusin e vendit kandidat, por Kuvendi nuk po mund te miratoje tre reformat qe do ta realizonin nje gje te tille. Ne raportin e Komisionit Evropian qe pritet te votohet te enjten, me 22 nentor ne Parlamentin Evropian, nderkombetaret propozojne qe vendit tone t'i jepet statusi, me kushtin qe te miratohen edhe tre projektligjet e mbetura. Por keto nisma, ndonese prej kohesh jane teme diskutimi ne Kuvend, nuk po mund te miratohen nga ligjvenesit. PS i kushtezon votat per Reformen Parlamentare, Administraten Civile dhe Gjykaten e Larte me problematiken ne Fier.
Tre reformat e mbetura pezull ne Kuvend
Per te paren here, Shqiperia ka shanse te marre ftesen per statusin e vendit kandidat, por Kuvendi nuk po mund te miratoje tre reformat qe do ta realizonin nje gje te tille. Ne raportin e Komisionit Evropian qe pritet te votohet te enjten, me 22 nentor ne Parlamentin Evropian, nderkombetaret propozojne qe vendit tone t'i jepet statusi, me kushtin qe te miratohen edhe tre projektligjet e mbetura. Por keto nisma, ndonese prej kohesh jane teme diskutimi ne Kuvend, nuk po mund te miratohen nga ligjvenesit. PS i kushtezon votat per Reformen Parlamentare, Administraten Civile dhe Gjykaten e Larte me problematiken ne Fier.