E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami: Sjellja ndaj Zogut, PS shkeli mbi te kaluaren Qamil Xhani

Kastriot Islami, ndryshe nga pjesa tjeter e PS ku ai bente pjese deri vone si deputet, mori pjese dje ne ceremonine me rastin e ardhjes se eshtrave te mbretit Zog nga Franca ne Shqiperi. Ai tha se pjesemarrja e tij ishte mesazh njerezor per familjen, mesazh bashkimi kunder ndarjeve te vjetra dhe luftes vellavrasese me synimin per t'i krijuar historianeve te gjitha kushtet per nje vleresim realist te historise dhe rolit e kontributit te aktoreve te saj. Kurse solli ne vemendje se sjellja e eshtrave te mbretit Zog ne atdhe ishte nje akt sa njerezor aq edhe ligjor i parashikuar ne ligjin e miratuar nga mazhoranca kuvendore socialiste ne vitin 2003.

I pyetur nga "Koha Jone" nese qendrimi i tij bie ne kundershtim me vleresimet dhe qendrimet e meparshme si ish anetar i PS, Prof. Dr. Kastriot Islami tha: "PS ka qene nje parti qe gjate procesit te saj transformimit nga PPSH dhe reformimit drejt nje partie europiane socialdemokrate, ne menyre realiste dhe koshiente dhe me vendosmeri eshte distancuar nga gabimet e se kaluares komuniste duke tentuar te rivendose balancat e duhura dhe te projektoje ne te ardhmen unitet per vleresimin e se kaluares". Ne 28 qershor 2002, - vijoi z.Islami, - me ftese te 76 deputeteve te Kuvendit te Shqiperise, pra me vendimmarrjen e mazhorances socialiste, u rikthye per te jetuar ne Shqiperi familja Mbreterore. Islami kujtoi edhe faktin se "e vendosur ne distancimin e saj nga gabimet e se kaluares, nje vit me vone, ne vitin 2003 mazhoranca socialiste ne Kuvendin e Shqiperise miratoi ligjin nr. 9063 date 8.05.2003 "Per statusin e trashegimtareve te ish-familjes mbreterore".

Duke folur per kete ligj, z.Islami detajon: "Ligji percakton nje seri te drejtash te familjes mbreterore dhe vendos trajtimin e saj sipas protokollit te shtetit. Eshte e natyrshme qe nje nga te drejtat e familjes ishte kthimi ne atdhe i eshtrave te Mbretit dhe bashkimi i tyre me ato te mbretereshes Geraldine. Ne nenin 2 te ketij ligji thuhet "Trashegimtaret e ish-Familjes Mbreterore kane te drejte te disponojne dhe te perdorin pronat e tyre, sipas ligjit "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve", si dhe te ligjeve te tjera ne fuqi.", pra Kuvendi i shtrin te drejtat e kesaj familjeje deri ne njohjen e ish-pronave. Ne nenin 3 te tij thuhet "Statusi dhe trajtimi protokollar i trashegimtareve te ish-Familjes Mbreterore percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave, sipas legjislacionit ne fuqi". Po keshtu, - vazhdoi z.Islami, - ky ligj hap te gjithe mundesite qe trajtimi i kesaj familje te trajtohet sipas protokollit shteteror, dhe kjo gje eshte bere nga PSSH. Po ashtu ky ligj jepte mundesi qe familja mbreterore te kthehej ne atdhe dhe anetaret e familjes se saj te pajiseshin me pasaporta diplomatike. Per kete ceshtje ne ate kohe nuk ka patur asnje kundershti dhe ky ligj ka gjetur mirekuptim politik dhe partiak si brenda PS ashtu edhe midis forcave politike", - pohoi z.Islami. ndersa i pyetur se si e shpjegon qendrimin indiferent dhe indirekt kundershtues te PS per kthimin e eshtrave te Mbretit Zog ne atdhe, z.Islami tha: "Do te thoja se qendrimi i PS, minimalisht nuk eshte koherent me qendrimet e pergjegjshme te saj ne te kaluaren lidhur me kete ceshtje".

Prehja ne atdhè

"Gjykoj se cdo shqiptar, aq me teper aktor qe kane qene aktiv ne nivelet me te larta te shtetit shqiptar, ka te drejte qe eshtrat e tij te prehen ne token amtare pavaresisht vleresimeve per rolin dhe kontributin e tij, pikerisht atje ku familja e tij kishte shprehur deshiren e saj. Vleresoj se sjellja e eshtrave te mbretit Zog ne atdhe ishte nje akt sa njerezor aq edhe ligjor, i parashikuar ne ligjin e miratuar nga mazhoranca kuvendore socialiste ne vitin 2003".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›