Mbreti Zog, 51 vjet me pas prehet ne atdhe Eva Gjura
Eshtrat e Ahmet Zogut tashme prehen ne Shqiperi, 51 vjet nga vdekja e tij. Pas pritjes zyrtare te eshtrave te tij ne aeroportin "Nene Tereza" ne Rinas, dje jane zhvilluar homazhet ne mjediset e Pallatit te Brigadave ne Tirane. Ndersa me tej eshte bere rivarrosja ne mauzoleumin e familjes mbreterore. Ne ceremoni nder te tjere ishin te pranishem Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, kryetari i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Gjendej gjithashtu edhe Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga. Ceremonia e homazheve ka nisur ne oret e para te paradites per t'u mbyllur me darken qe u shtrua ne mjediset e Pallatit te Brigadave nga Presidenti i Republikes.
Presidenti Nishani
Duke e vleresuar si nje detyrim moral prehjen e eshtrave te Mbretit Zog ne Shqiperi, Presidenti Nishani gjate fjales se tij tha se Mbreti Zog ka luajtur rolin e tij te rendesishem ne forcimin e shtetit shqiptar. "Historine mund ta harrosh, deformosh, por edhe kjo eshte afatshkurter dhe per te keqen e atij qe e beson. Mund te duket se me historine mund te besh c'te duash, por nuk eshte ashtu, se nuk te le historia ty ta shperfillesh, pa te ndeshkuar per gabimet dhe pa te shperblyer per te mirat", u shpreh z.Nishani. Me tej ai theksoi faktin se, historia jone ka nxjerre jo pak njerez te shquar, luftetare, princer, mbreter, madje edhe perandore. Nje numer prej ketyre, - shtoi ai, - qene te tille kur Shqiperia nuk ishte ende shtet, dhe shumica e tyre ne atdhe te huaj. "I pari dhe i vetmi mbret i Shqiperise shtet eshte Ahmet Zogu, eshtrat e te cilit po rivarrosim sot. Per nje periudhe kohe, vendi pati nje mbret real. Mbret i nje Shqiperie qe aspironte, por nuk kishte vetedije politike, rend dhe praktikisht asnje infrastrukture, mbreti yne shtetin e beri vete. Ahmet Zogu ka lene pas nje diskutim te gjere mes paleve, por ai eshte nje prej figurave kryesore te historise shqiptare. Ai premtoi te sjelle rendin dhe progresin, kete synoi dhe nisi te bente, ai nisi ta bente Shqiperine shtet me atributet e nje shoqerie ku sundonte qyteterimi. I dha shtetit shqiptar Kodin Civil dhe Penal qe mungonin, krijoi administrate te efektshme gjyqesor te besueshem, luftoi fanatizmin, krijoi kushtet per lirine e shtypit, forcoi monedhen, shtroi premisat per nje shtet modern", vuri ne dukje ne fjalen e tij Presidenti. Kurse permendi dhe nje fakt: "Rivarrimi i tij sot aty ku shteti-parti i Diktatorit hodhi ne ere varrin e nenes se tij, Nanes Mbretneshe, eshte simbolika e Shqiperise qe nuk urren, por nderon, qe nuk harron, por i jep secilit ate qe meriton
kryetari i shtetit kerkoi rishikimin e historise, ne menyre qe te vleresohen figurat historike pa ngjyrime politike. Per z.Nishani, sot ne prag te 100 vjetorit te Pavaresise, eshte xhest fisnik, detyrim moral dhe patriotik qe eshtrat te prehen ne vendin te cilit Zogu i kushtoi vitet me te mira te jetes, ne vendin ku pati edhe kundershtare, por ku kujtesa e popullit do ta mbante gjalle emrin e tij.
Kryeministri Berisha
Pas kryerjes se homazheve per nder te Mbretit Zog, kryeministri Berisha u shpreh se shqiptaret ne te gjitha trojet etnike e kudo qe ndodhen, nderojne vepren dhe kontributin e Mbretit Zog I. "Ahmet Zogu do te nderohet gjithnje nga shqiptaret, per kontributin e tij te jashtezakonshem historik ne zhvillimin e konsolidimin e vokacionit perendimor te kombit shqiptar, te shoqerise shqiptare. Ne periudhen e mbreterise se tij, ai beri perpjekjet me te jashtezakonshme per zhvillimin e infrastruktures se nje vendi qe dukej se vinte nga gjysma e erret e henes. Ai beri perpjekje te jashtezakonshme per zhvillimin e arsimit, te kultures, te bujqesise, te biznesit dhe konturoi diplomacine shqiptare, si nje diplomaci aktive", - permendi z.Berisha. Sipas tij, Mbreti Zog, sikunder shumica e monarkeve te Europes pas pushtimit, u largua nga Shqiperia, por u largua per te vazhduar betejen ne te gjitha frontet, ne krahun e koalicionit antifashist boteror. "Natyrisht, ne historine tone kombetare, - vijoi z.Berisha, - ne shqiptaret nuk kemi figura eterike, nuk kemi pasur, nuk kemi e nuk do te kemi te pagabueshem, por kjo nuk eshte specifike vetem e jona. Ata qe studiojne historine e kombeve me te zhvilluara gjejne aty te njejten gje, njerez qe kane bere gabime, njerez me kontribute te medha". "Ne kete kontekst, - theksoi Berisha, nese do te benim nje vleresim ne raport me rrethanat, ne te cilat mbreteroi, perpjekjet e tij nuk mund te konsiderohen ndryshe vecse mbinjerezore, per liri, dinjitet dhe zhvillimin e shqiptareve".
Jahjaga: Vleresim dhe respekt per ndertuesit e shtetit
Ne ceremonine e kthimit te eshtrave te Mbretit Zog ne atdhe me rivarrosjen e tij ne Mauzoleumin Mbreteror, ka marre pjese edhe Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga. Gjate fjales se saj ajo eshte shprehur se, kthimi i eshtrave te tij ne atdhe simbolizon drejtesine hyjnore dhe paqen politike. "Prehja ne token tone e atyre qe u perpoqen per shtet ndertimin eshte nje amanet i mbetur peng qe ne duhet ta kryejme me nder e krenari. Me kete deshmojme urtesine duke fituar qetesine shpirterore si njerez dhe komb, duke pasur respekt per punen e prijesve tane. Shqiperia ne udheheqjen e naltmadherise nga nje vend i varfer e i pazhvilluar, fisnor e i percare u be nje vend modern i kohes, me shtrirje te pushtetit dhe administrates ne secilin cep, me tolerance fetare, shembull per vendet e tjera. Me qeverisjen e tij nderlidhjen datat me te rendesishme, qe nga shpallja e pavaresise ne Vlore, luften ne mbrojtje te Shkodres, duke perzene trupat malazeze, serbe, greke, italiane dhe trupat e tjere te huaj nga territori i shtetit, ne zbatim te vendimeve te kongresit te Lushnjes", u shpreh Presidentja Jahjaga. Gjithashtu ajo theksoi se, Zogu dhe gjithe populli i priten me gjithe zemer kosovaret e perzene nga vendi i tyre, respektoi tolerancen fetare.
Largimi i Mbretit Zog dhe kthimi i eshtrave
Mbreti Zog u largua nga Shqiperia ne prill te 1939, diten e pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste. Pas perfundimit te luftes se dyte boterore regjimi komunist i ndaloi atij dhe familjes mbreterore rikthimin ne atdhe. Mbreti Zog jetoi ne mergim deri sa u nda nga jeta ne prill te 1961, ne Paris. Pas varrimit ne Paris, eshtrat e mbretit Zog u kthyen ne Tirane pas 51 vitesh dhe u priten ne nje ceremoni zyrtare shteterore ne aeroportin nderkombetar "Nene Tereza" ne pranine e familjes mbreterore dhe ministrit te brendshem Flamur Noka, ministrit te mbrojtjes Arben Imami, ministrit te Turizmit kultures rinise dhe sporteve Aldo Bumci, kryetarit te Partise Levizja e Legalitetit Ekrem Spahiu, miqve dhe familjareve te familjes Mbreterore.