Basha: Policia dhe prokuroria, te ndihmojne viktimat e trafiqeve
Tirane-Strukturat policore dhe prokuroria duhet te konsolidojne bashkepunimin per viktimat e trafikut te qenieve njerezore, deklaroi dje ministri i Brendshem, Lulzim Basha, ne takimin e Komitetit Shteteror te luftes kunder trafikimit te qenieve njerezore dhe Task-Forces kombetare Antitrafik. Ne cilesine e kryetarit te ketij komiteti, Basha kerkoi mbeshtetjen dhe angazhimin e plote te te gjithe institucioneve shteterore dhe organizatave partnere, per zbatimin e detyrimeve qe paraqet Strategjia Kombetare Antitrafik. "Shtyrja e moratoriumit mbi skafet ne ujerat tona territoriale, paketa e ligjit "Antimafia" dhe goditja e aseteve te grupeve te trafikimit, jane padyshim instrumentet me te fuqishme, ne berjen e kostos se ketij krimi monstruoz", u shpreh ministri Basha. Nga ana tjeter, Basha siguroi mbeshtetje te plote institucionale, financiare dhe materiale, per organizatat joqeveritare qe operojne ne qendrat e rehabilitimit te viktimave te trafikut. Ministri Basha terhoqi vemendjen edhe per faktin se rezultatet e luftes kunder ketij trafiku, jane pjese e permbushjes se detyrimeve per liberalizimin e vizave, e po keshtu perfshihen ne Pyetesorin e sapoardhur nga Komisioni Evropian. Ne kete takim u prezantuan masat dhe reformat e ndermarra nga institucionet dhe partneret e tjere, lidhur me drejtimet kryesore te luftes kunder trafikimit. Ne perfundim te takimit, ne funksion te zbatimit te Strategjise Kombetare Antitrafik, u percaktuan detyra konkrete per cdo institucion pergjegjes.