E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vocaj: Krimi ne Tirane, i importuar

Tirane-Forca goditese dhe zbulueshmeria e krimit ne kryeqytet, ka njohur shifra ne rritje. Ne analizen e punes se uniformave blu te Tiranes, kreu i saj Tonin Vocaj, ne prani edhe te ministrit te Brendshem, Lulzim Basha dhe drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, ka publikuar shifrat per te gjithe sektoret e kesaj drejtorie. Drejtori Vocaj tha se ne Qarkun e Tiranes jane evidentuar 4.828 vepra penale, ku 3.941 prej tyre jane zbuluar ose 82 %."Komisariatet policore 1, 2 dhe 3, qe kontrollojne pjesen me te madhe te qytetit te Tiranes, kane edhe perqindjen me te larte te krimeve te ndodhura per vitin 2009",-tha Vocaj. Sipas tij, krimi ne qytetin e Tiranes eshte i importuar nga rrethinat, lagjet periferike apo edhe qytetet e tjera te vendit.
"Duke krahasuar shifrat e kriminalitetit ne raportin e numrit te popullsise, rezulton se Tirana ka sot nje rend dhe siguri publike, teresisht sipas parametrave evropiane",-tha Vocaj. Drejtori Vocaj permendi te gjitha aksionet e policise se Tiranes te zhvilluara gjate ketij viti, ne drejtim te krimit te organizuar, luftes kunder trafiqeve te narkotikeve, te krimit ekonomiko-financiar, krimit ndaj personit dhe prones, etj. Nder te tjera ai konsideroi si operacionin me te suksesshem, ate te dhjete diteve me pare te koduar "Hijet e Nates", ku u arrestuan 7 hajdutet me te rrezikshem. "Nder prioritetet absolute te Policise se Tiranes, eshte zhvillimi dhe konsolidimi i Patrulles se Pergjithshme, aktiviteti i se ciles po shfaq nje imazh te ri te policise",-tha Vocaj.
Kritikat e Burgajt
Ndersa drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, ne fjalen e tij vec arritjeve pozitive te Policise se Tiranes, qe ze 1/3 e volumit te punes se te gjithe policise se vendit, tha se jane verejtur edhe probleme gjate kesaj pune. Sipas tij, renia e numrit te pergjithshem te veprave penale ne fushen e krimit te organizuar, duhet analizuar seriozisht, per te pare nese kjo renie eshte faktike, apo nga pamundesia e strukturave tona per t'i konstatuar dhe zbuluar. Burgaj tha se vertet shifrat tregojne per pune te mire ne kapjen e shperndaresve te droges, por nuk ka rezultate te mira ne zbulimin e trafikimit te drogave, gje qe nuk perputhet me realitetin, sepse nuk mund te kete shperndarje pa trafikim. Per sa i takon krimit kunder prones, qe vitet e fundit ka pasur rritje ne kryeqytet, sipas Burgajt ka rezultate te dobeta ne zbulueshmerine e ketij krimi. "Shifra e ulet e zbulueshmerise se ketij krimi, qe shkon ne 15 %, tregon se personat me precedente kriminale ne keto fusha nuk mbahen nen kontroll",-tha Burgaj.
Lufta kunder krimit ekonomik e financiar, i cili ne dukje nuk eshte shqetesues, ne realitet eshte gangrena e shtetit dhe ekonomise, theksoi ai. "Ne analize nuk ka asnje te dhene per ecurine e raportit te ngjarjes,-tha Burgaj, -kjo, ndikon negativisht edhe tek efektiviteti i raportit te ngjarjes si burim informacioni per zbulimin e krimeve". Kreu i bluve te vendit verejti gjithashtu nje mosperputhje logjike te shifrave te zbulueshmerise per krimet e renda dhe te dhenave te zbulueshmerise ne perqindje te komisariateve. "Eshte i paqarte fakti i kesaj statistike te komisariateve te policise dhe tabeles permbledhese, ku rezulton se krimet kunder personit dhe prones kane rritje, fuqia zbuluese ka renie, ndersa komisariatet e kane fuqine zbuluese mesatarisht 94-95 %",-tha ai. Drejtori i Pergjithshem kerkoi nga te gjithe sektoret te nxjerrin dhe te analizojne shkaqet e ketyre dobesive dhe te shohin mundesite dhe rruget e zgjidhjes.
Krimet gjate periudhes janar-nentor 2009
Jane evidentuar 4.828 vepra penale, zbuluar 3.941 prej tyre ose 82 %. Jane arrestuar 1.100 persona dhe ndiqen ne gjendje te lire 2.713. Sektori Kunder Krimit te Organizuar ka evidencuar 260 vepra penale, ku jane implikuar dhe proceduar penalisht 307 autore, nga te cilet 137 jane arrestuar ne flagrance, 161 ndiqen ne gjendje te lire. Nga sektori i operacioneve speciale dhe kerkimit, jane arrestuar gjithsej 207 persona te shpallur ne kerkim, ku 39 prej tyre ka qene ne kerkim per veprat penale te vrasjes, per vrasje te ndodhur gjate vitit 2009 dhe vitet e meparshme.
Trafiku i droges
Jane evidentuar dhe ndjekur 127 vepra penale te shitjes dhe shperndarjes se lendeve narkotike, zbuluar 127 ose 100 % e tyre, me 167 autore, prej te cileve 108 te arrestuar. Jane finalizuar me sukses 20 operacione policore per goditjen e individeve dhe grupeve kriminale te shperndarjes se droges. Jane sekuestruar 1501.5 gr heroine, 144.5 gr kokaine, 12 771.2 gr kanabis sativa, 1161 rrenje kanabis sativa, 89.5 gr metadon, 31 gr perzieres kokaine.
Trafiqet e paligjshme
Jane evidentuar 133 vepra penale te ketij drejtimi dhe zbuluar 100 % e tyre me 140 autore, prej te cileve 29 te arrestuar ne flagrance. Jane sekuestruar 33 automjeteve te identifikuara si te vjedhura jashte kufijve te Shqiperise.
Krimi ekonomiko-financiar
Jane evidencuar gjithsej 610 vepra penale, prej te cilave jane proceduar penalisht 854 autore, nga te cilet 172 jane arrestuar ne flagrance dhe 682 jane ndjekur ne gjendje te lire. Vepra penale ne fushen kunder korrupsionit, jane evidentuar 134 vepra penale, proceduar 284 autore nga te cilet, 56 jane arrestuar ne flagrance dhe 228 proceduar ne gjendje te lire.
Vepra penale kunder krimit ekonomik-financiar, jane evidentuar 442 vepra penale, me 512 autore, nga te cilet 97 jane arrestuar ne flagrance dhe 415 proceduar ne gjendje te lire.
Vepra penale kunder pastrimit te parave, jane evidentuar 34 vepra penale, jane proceduar per kete veprimtari 58 autore, nga te cilet 19 jane arrestuar ne flagrance dhe 39 ndiqen ne gjendje te lire.
Krimi ndaj personit
Jane evidentuar gjithsej 207 vepra penale, prej te cilave jane zbuluar 194 prej tyre ose 94.5%. Ne kete veprimtari jane evidentuar 241 autore, nga te cilet 114 jane arrestuar, 90 ndjekur ne gjykim te lire dhe 36 autore te shpallur ne kerkim.
Ne fushen e krimeve ndaj prones, jane evidentuar 1.247 vepra dhe zbuluar 532 prej tyre, ose 42%, implikuar dhe proceduar 744 persona nga te cilet, 391 arrestuar, 271 ndiqen ne gjendje te lire dhe 82 te shpallur ne kerkim. Jane organizuar 8 operacione policore per tendencat e vrasjes, heqjes se paligjshme te lirise, vjedhjes me arme e dhune, vjedhjes se mjeteve, vjedhjeve te pasurise etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›