E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbja e Leke Cukajt, sot homazhet dhe ceremonia

Shkoder- Humbja e parakohshme e te afermit te tyre, ish-deputetit te Partise Socialiste, Leke Cukajt, ka zhytur ne dhimbje e lot familjaret, miqte, shoket dhe te njohur te te ndjerit. Diten e djeshme, ne qytetin e Shkodres jane zhvilluar ceremoni homazhesh ne shenje nderimi dhe perkujtimi ndaj ish-deputetit te kesaj zone, i cili humbi jeten gjate nje aksidenti te rende rrugor ne aksin Tirane-Fushe-Kruje, ne afersi te Nikles. Familja ka vendosur qe ceremonia te zhvillohet sot ne oren 13:00, ne fshatin Dedaj te Shkrelit, ku eshte edhe vendlindja e ish-deputetit Cukaj. Per shkak edhe se nje pjese e te afermve gjenden larg vendit, kjo ceremoni eshte shtyre edhe per nje dite, me qellim qe t'i behen nderimet e duhura 60-vjecarit qe njihej si nje politikan i suksesshem ne zonen e tij dhe ne vend. Autoritete te shumta, jo vetem te fushes politike ne vend por edhe qarqeve te tjera, mesohet se do te jene te pranishem ne kete ceremoni, per te nderuar ish-deputetin dhe kontributin e tij ne fushen politike te vendit per vite me radhe. Sot paradite do te zhvillohen homazhe rreth ores 11:00 prane prefektures se Shkodres dhe me pas, arkivoli me trupin e te ndjerit do te percillet per ne varreza. Presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe lideri i Partise Socialiste, Edi Rama, ngushelluan dje familjen e ish-deputetit Leke Cukaj, per humbjen e njeriut te tyre te dashur, duke e kujtuar vepren e tij si te ndershme dhe dashamirese. "Leka do te kujtohet nga ne gjithnje si nje njeri me integritet shoqeror e profesional, nje koleg i perkushtuar ne profesionin dhe detyrat e tij, njeri korrekt e i ndershem, gjithnje ne harmoni e mirekuptim me ata qe e rrethonin", thote mes te tjerash Presidenti Topi. "Me kete rast, duke ndare me ju dhembjen e thelle, ju shpreh ngushellimet e mia te sinqerta, lutem dhe deshiroj qe shpirti i Lekes te gjeje paqen e merituar",-tha Berisha. Ndersa Rama tha se "ndarja e parakohshme nga jeta e ish deputetit Leke Cukaj, ishte nje ngjarje e tragjike per te gjithe miqte, koleget e bashkepunetoret e tij. Cukaj humbi jeten rreth ores 20:30 pas nje aksidenti ku u perplasen dy makina dhe mbeten te vdekur dy persona. Ish-profesori i Fizikes deri ne vitin 1997, Cukaj ishte zgjedhur deputet i Kuvendit po kete vit dhe rizgjedhur me 2001 per Qarkun e Shkodres. Ne garen elektorale ne vitin 2005 ai humbi, ndersa kohet e fundit ishte aktivizuar ne PSV '91 te drejtuar nga Petro Koci. Po ne vitin 2005 ish-deputeti shpetoi per fat te mire prej nje aksidenti, ku mbeti i plagosur pas perplasjes se makines qe drejtonte me nje mur betoni ne aksin Fier-Lushnje.
Topi
"Ndarja e parakohshme dhe tragjike nga jeta e Lekes, erdhi e rende per te gjithe ne, miqte, koleget, dashamiresit, bashkepunetoret e tij si dhe u perjetua thellesisht. Leka do te kujtohet nga ne gjithnje si nje njeri me integritet shoqeror e profesional, nje koleg i perkushtuar ne profesionin dhe detyrat e tij, njeri korrekt e i ndershem, gjithnje ne harmoni e mirekuptim me ata qe e rrethonin", shkruan Presidenti Topi ne mesazhin e tij.
Berisha
"Ndarja tragjike nga jeta e Lekes, njeriut tuaj me te dashur, ish deputet i Kuvendit te Shqiperise, ishte nje lajm i hidhur jo vetem per ju, por per te gjithe ata qe e kane njohur Leke Cukajn, kane njohur vlerat dhe perkushtimin e tij ndaj qytetareve qe perfaqesonte, te Dukagjinit dhe Shkodres. Me kete rast, duke ndare me ju dhembjen e thelle, ju shpreh ngushellimet e mia te sinqerta, lutem dhe deshiroj qe shpirti i Lekes te gjeje paqen e merituar".
Rama
Edi Rama, ne emer te Partise Socialiste, i ka shprehur ngushellime te sinqerta familjes Cukaj, duke vleresuar kontributin e dhene nga i ndjeri Leke Cukaj, gjate legjislaturave qe ka sherbyer si deputet. "Ndarja e parakohshme nga jeta e ish deputetit Leke Cukaj, ishte nje ngjarje tragjike per te gjithe miqte, koleget e bashkepunetoret e tij. Leka Cukaj do te mbahet mend si nje koleg i perkushtuar ne profesionin dhe detyrat e tij",-tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›