Tahiri: Hapja e kutive, alternativa e shpetimit
Deputeti i selise roze, Sajmir Tahiri, vleresoi dje se protesta ne Tirane, ashtu si edhe protestat e vazhdueshme te opozites ne cdo qytet, jane pasqyra e nje Shqiperie qe vuan e gjunjezuar nga varferia e skamja, ku korrupsioni qeveritar po e zhyt dita-dites kete vend. "Keto protesta jane thirrja ndaj hajdutit qe po vjedh te ardhmen e ketij vendi, e bashke me te, ka vene dore te vjedhe dhe mundesine e popullit per ta larguar ne menyre demokratike nepermjet zgjedhjeve te lira dhe ndershme", deklaroi Tahiri. Sipas tij, kjo eshte protesta e heshtur ne cdo familje, kunder pamundesise per te jetuar te lire e ne paqe, ne nje shtet qe garanton mundesi te barabarta per te gjithe, e bashke me kete, edhe dinjitetin minimal per ata qe kane zgjedhur punen e ndershme si rrugen e jetes. "Hap kutite ose largohu, eshte thirrja jone dhe alternativa e vetme, jo per te shpetuar Sali Berishen, por per te shpetuar nje here e mire shqiptaret nga duart e pista te ketij njeriu, qe s'po di te ndalet pa vjedhur gjithcka ka mbetur e popullit e per popullin ne kete vend", drejtoi thirrjen zyrtari socialist.
BOJKOTI I OPOZITES
VLERESIMI