Basha: Policia do të përgjigjet ndaj dhunës
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Partisë Socialiste duke u shprehur se dhuna dhe thirrjet për dhunën do të marrin përgjigjet e duhura nga policia e shtetit dhe ligji. Duke vënë theksin te protestat e opozitës Basha është shprehur se policia e shtetit është e gatshme për të garantuar të drejtat e qytetarëve për protesta paqësore. Ministri Basha gjithashtu paralajmëroi një fazë të re të luftës së Policisë së Shtetit kundër mafias dhe krimit të organizuar.
Këtë deklaratë Ministri i Brendshëm Lulzim Basha e bëri pas një ceremonie dhurimi të disa pajisjeve për trajnime mbi taktikat mbrojtëse të programit ICITAP, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i SHBA-së John Withers.
Pajisjet, si kostume taktike, pistoleta mësimore, thika e shkopinj mësimore, dyshekë të palosshëm, mburoja etj, iu dhuruan Qendrës së Formimit Policor, ku disa nga kursantët bënë dhe demostrimit e përdorimit të tyre.