E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës/ Bie vinçi, vdesin dy punëtorë

Dy punëtorë kanë humbur jetën të hënën teksa po punonin për montimin e një ure në rrugën Durrës- Kukës, ndërsa janë përplasur nga një vinç.
Viktimat e aksidentit janë një shtetas shqiptar, dhe një maqedonas.
Viktimë e aksidentit është 40-vjeçari Arben Muçmataj, ndërsa identiteti i punëtorit maqedonas nuk dihet.
Mësohet, se dy viktimat së bashku me disa punëtorë të tjerë, në vendin e quajtur "Ura e Kaloshit" në momentin që është spostuar një krah i vinçit, dhe i ka hedhur nga lartësia. Aksidenti ka rezultuar fatal për dy punëtorët. Ata kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për ngjarjen.
Drejtori i policisë së Kukësit, Ali Elezi konfirmoi për RTV "Ora News" se janë shoqëruar drejtuesit e firmës "Albulex", e cila kryente punimet.
Ndërkohë, Elezi konfirmoi se vdekja e punëtorëve, ka ardhur si pasojë e spostimit të krahut të vinçit.
Më tej, Elezi tha se forcat e policisë kanë bllokuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›