Basha: Policia, rol të pazëvendësueshëm për liberalizimin e vizave me BE

Tiranë, 11 Qershor, NOA Policia e Shtetit ka një rol të pazëvendësueshëm dhe mjaft të rëndësishëm në përmbushje të detyrave për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.
Një fakt të tillë, ministri i Brendshëm Lulëzim Basha e shprehu gjatë fjalës që mbajti në ceremoninë e dhurimit për Policinë e Shtetit të pajisjeve të infrastrukturës operacionale dhe pajisjeve kompjuterike të instaluara në terren të sistemit TIMS, nga programi i asistencës policore të qeverisë së SHBA, ICITAP.
Në procesin jetik dhe shumë të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë të heqjes së vizave, Policia e Shtetit ka kryer me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë detyrat e saj. Misionet e verifikimit do të jenë në gjendje që së afërmi të prekin realizimin me sukses edhe të kritereve shtesë të paraqitura nga Komisioni Europian, bëri me dije Basha.
Sipas tij, kapacitetet e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin korrupsionin, për të siguruar rendin dhe sigurinë nuk kanë qenë kurrë më të larta.
Rezultatet janë premtuese, por sfidat e tejkaluara janë dhe mbeten shtytje për të vazhduar me guxim rrugën e përmbushjes së detyrave dhe sfidave të reja, tha më pas ai.
Ndër të tjera, ministri i Brendshëm shtoi se falë sistemit TIMS, për qytetarët shqiptarë dhe të huaj përdorues të kufirit, kufiri është bërë shumë më efikas, më i shpejtë dhe më miqësor në ofrimin e shërbimeve dhe në të njëjtën kohë është bërë më i padepërtueshëm, më armiqësor dhe më i pakalueshëm për krimin ordiner, të organizuar, transkufitar dhe transrajonal.
Ky sistem ka kontribuuar në vlerësimin pa ekuivoke të sigurisë së kufijve të Republikës së Shqipërisë si në përputhje me normat dhe standartet më të larta të BE, duke kontribuuar kështu në propozimin historik të Komisionit Europian për heqjen e vizave në fund të muajit që shkoi, sqaroi përfaqësuesi i qeverisë.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")