SHBA i dhuron policisë pajisje për sistemin TIMS me vlerë 2 mln USD

Tiranë, 11 Qershor, NOA Update Qeveria amerikane, nëpërmjet Programit ICITAP, i ka dhuruar Policisë së Shtetit pajisje të cilat janë vendosur aktualisht në funksion të sistemit TIMS, me një vlerë prej mbi 2 milion dollarë.
Pikërisht, në mjediset e drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, sot u zhvillua ceremonia e dhurimit të këtyre pajisjeve, të cilat sigurojnë që sistemi i tyre të realizojë përpunimin e të gjitha të dhënave të shërbimit kufitar, duke filluar nga lidhja online me 12 drejtoritë e Policisë në qarqe, si edhe monitorimi 24 / 24 të pikave kufitare me kamera nga Policia e Shtetit.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin zv/Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Deborah A. Jones; ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha; drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj; përfaqësues të programit ICITAP e misionit PAMECA; drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Flamur Gjyrmishka si dhe përfaqësues të tjerë të Policisë së Shtetit.
Gjatë fjalës së saj përshëndetëse në këtë ceremoni, zv/ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Deborah A. Jones, shprehu vlerësimet e saj për rritjen e efiçencës së shërbimeve policore dhe uljen e kostos së shërbimeve për qytetarët nëpërmjet përdorimit të pajisjeve të dhuruara të sistemit TIMS.
Automatizimi i këtij sistemi nëpërmjet këtyre pajisjeve ka bërë të mundur që kontrolli kufitar të përpunojë mbi 24 milion hyrje-dalje gjatë tre viteve të fundit, duke zvogëluar shkallën e pritjes për qytetarët dhe vizitorët në Shqipëri. Në të njëjtën kohë më shumë së 400 persona janë identifikuar si të kërkuar nga policia. Sistemi përmban të dhëna për 3000 persona në kërkim dhe ka asistuar në kapjen e 500 prej tyre dhe konfiskimin e mbi 600 dokumenteve të falsifikuara gjatë vitit 2008-2009, ka evidentuar znj. Jones.
Sipas saj, Policia e Shtetit Shqiptar i ka demonstruar në mënyrë të qartë kapacitetet e saj për të çuar përpara infrastrukturën e Policisë Kufitare dhe Migracionit nëpërmjet sistemit TIMS.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")