E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja "Shullazi", mbetet pa gjyqtare, ndihme KLD-se

Tirane- Konsumimi i gjyqtareve te Gjykates se Krimeve te Renda ka sjelle qe disa prej ceshtjeve te bujshme te gjykohen nga gjyqtare te shkalles se pare. Prej disa kohesh disa prej dosjeve po gjykohen bashkarisht nga te dyja gjykatat ose jo. Pas delegimit te gjyqtareve te Gjykates se Tiranes per te gjykuar dosjen e "Bandes se Lushnjes", Gjykata e Krimeve te Renda ka mbetur serish pa gjyqtare. Behet fjalle pikerisht per dosjen e Emiljano Shullazit dhe Ervin Ferhatit, te akuzuar per trafik te lendeve narkotike. Gjate seances se pare gjyqesore gjyqtarja e ceshtjes Marsela Balili, ka bere me dije se gjykata i eshte drejtuar KLD-se per delegimin e dy gjyqtareve, per shkak te mosformimit te trupit gjyqesor. Sipas gjyqtares, te gjitha togat e zeza jane konsumuar, kur procesi gjyqesor ka qene per gjykim ne kete gjykate. Mesohet se nga pese gjyqtare qe perbehet trupi gjykues, dy prej gjyqtareve mungojne per shkak se kane gjykuar dosjen nje here. Shullazi dhe Ferhati u kthye per rigjykim nga Gjykata e Apelit, nderkohe qe Gjykata e Larte nuk e pranoi rekursin e tyre. Shorti i ra gjyqtares Marsela Balili per te gjykuar si ceshtje, mirepo, gjate caktimit te trupes gjyqesore rezultoi se pjesa me e madhe e tyre ishin konsumuar nga dy te pandehurit. Po e njejta gje ka ndodhur me dy trupat e tjera gjyqesore, duke rezultuar se vetem dy gjyqtare i kane "shpetuar" perballjes me Shullazin e Ferhatin, per te qene tashme pjese e trupes gjyqesore qe do i gjykoje per se dyti. Tashme, pritet qe KLD te delegoje tri gjyqtaret qe do plotesojne trupen gjyqesore, nderkohe qe perfshirja e gjyqtareve te Shkalles se Pare te Gjykates se Tiranes ne gjykimin e ketyre ceshtjeve, prej disa muajsh duket sikur i ka shkrire ne nje, dy gjykatat.

R.Caushaj

Akuzat

Emiljano Shullazi dhe Ervin Ferhati akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda per vepren penale te trafikut te droges nga Turqia per ne Shqiperi e me pas ne Itali. Te pandehurit jane denuar nje here nga gjykata me 23 vjet burg gjithsej.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›