E Diel, 1 Nëntor 2026

Karamanlis e Fratini, mesazhe qeverisë se re, Berisha

Kryeministri grek përmes një mesazhi urimi dërguar shefit të qeverisë shqiptare, e uroi atë për rizgjedhjen në krye të ekzekutivit shqiptar. Nga ana tjetër edhe ministri i Punëve të Jashtme të Italisë dergoi nje leter te ngjashme urimi 

TIRANE-Greqia dhe Italia, dy partnerët strategjikë të vendit tonë, nxituan dje në garën për të mikluar të parët maxhorancën e re qeverisëse në Shqipëri. Kryeministri grek, Kosta Karamanlis përmes një mesazhi urimi dërguar shefit të qeverisë shqiptare, Sali Berisha e uroi atë për rizgjedhjen në krye të ekzekutivit shqiptar. “Greqia është një përkrahës i qëndrueshëm i perspektivës evropiane të Shqipërisë”, - garantoi Karamanlis.Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Franco Frattini në një letër urimi drejtuar homologut të tij shqiptar, Ilir Meta i përcolli atij urimet më të mira duke e garantuar njëherësh për mbështetjen e Romës zyrtare për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në strukturat euro-atlantike. “Shqipëria ka bërë hapa domethënëse dhe shpesh here jo të lehta në rrugën e përafrimit me institucionet euroatlantike, një udhë kjo që duhet të përshkohet me të njëjtën vendosmëri edhe në hapat e fundit dhe të gjata, për të cilat Qeveria e Tiranës mund të vazhdojë të mbështetet në miqësinë dhe përkrahjen e Italisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›