E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Procesi i liberalizimit të vizave do të përshpejtohet

Ministri i Brendshëm flet për progresin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë, çka sipas tij, shpjegon edhe urgjencën me të cilën ministrat e Brendshëm kanë kërkuar që të shpejtohet procesi i heqjes së vizave për shqiptarët.

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha shpreh bindjen se procesi i liberalizimit të vizave do të realizohet para gjashtëmujorit të parë të vitit 2010. Deklarata e tij vjen pas takimeve të zhvilluara me homologët e vendeve të Bashkimit Evropian. Gjatë takimit të zhvilluar, Basha u ka shpjeguar atyre se tashmë, pjesa më e madhe e kërkesave të përcaktuara është plotësuar dhe pritet vetëm verifikimi i tyre dhe raportimi më pas në Bruksel. I pyetur nga Televizioni Publik Shqiptar, numri një i Ministrisë së Brendshme flet për progresin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë, çka sipas tij, shpjegon edhe urgjencën me të cilën ministrat e Brendshëm kanë kërkuar që të shpejtohet procesi i heqjes së vizave për shqiptarët.

Zoti Basha, nisur nga vendimmarrja e sotme e ministrave të Brendshëm, por edhe opinioni i tyre, a shpresoni se edhe Shqipëria do të përfitojë shpejt nga procesi i heqjes së vizave?

Jam i bindur se nata e sotme, vendimi i sotëm i Brukselit për t’i dhënë efekt heqjes së vizave për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë është një lajm shumë i mirë edhe për Shqipërinë. E them këtë pasi kam diskutuar me kolegët evropianë, me zv.presidentin Barrot, me ministrin suedez të Presidencës suedeze, Tobias Billstrom, ku është shprehur gatishmëria e Komisionit, Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave për të ecur me urgjencë me liberalizimin e vizave me Shqipërinë menjëherë sapo raportimet e ekipeve të verifikimit të kenë ardhur në Bruksel. Unë u shpjegova atyre dhe pata mirëkuptimin e tyre të plotë se në këto momente Shqipëria aktualisht ka realizuar pjesën dërrmuese të detyrave në atë stad që ndodheshin edhe tre vendet që sot kanë përfituar kur u kontrolluan për herë të fundit. Ajo që pritet dhe ajo që m’u tha edhe nga zoti Barrot që ia komunikoi edhe Kryeministrit Berisha në një bisedë telefonike, ajo që pritet është që menjëherë këto verifikime të kryhen dhe Brukseli të nxitojë të japë të njëjtin vendim pozitiv edhe për Shqipërinë. Dhe kjo është theksuar në mënyrë të herëpashershme dhe të përsëritur edhe nga ministri suedez gjatë komunikatës për shtyp pas vendimit për 3 vendet e mësipërme. Ky është një lajm jashtëzakonisht shumë i mirë për Shqipërinë, pasi vërteton kredibilitetin e procesit, vërteton gjithashtu që menjëherë pas verifikimit të përparimit tashmë të njohur nga Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe vendet anëtare, që Shqipëria do të përfitojë nga heqja e vizave siç është shprehur edhe Kryeministri Berisha jo më vonë se 6-mujori i parë i vitit që vjen. Por mund t’ju them nga takimi im sonte këtu se jam optimist se ky proces mund dhe do të përshpejtohet.

Nga takimet që keni pasur me ministrat e Brendshëm të

Bashkimit Evropian, sa e njohin ata progresin e Shqipërisë në plotësimin e udhërrëfyesit për heqjen e vizave?

Gjatë takimeve të sotme, m’u konfirmua nga disa burime zyrtare të Brukselit se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave të Brendshëm të BE-së, i cili është organi vendimmarrës për heqjen e vizave, të gjithë ministrat e Brendshëm të cilët morën fjalën, kërkuan që procesi me Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën të përshpejtohet sa më shumë. Në veçanti për sa i përket Shqipërisë, një numër i madh ministrash që kanë marrë fjalën, kanë kërkuar që të ecet përpara me vendimmarrjen për Shqipërinë, menjëherë, kërkesë së cilës zv.presidenti Barrot i është përgjigjur se Komisioni do të jetë i gatshëm që të veprojë menjëherë pasi verifikimet të kthehen dhe po punon që këto verifikime të kryhen brenda një kohe sa më të shkurtër, pra të përshpejtohen. Në veçanti ministrat të cilët janë të njohur me situatën siç ishte ministri Maroni i Republikës Italiane, ka referuar mbi rezultatet që iu paraqitën gjatë vizitës së tij në Tiranë. Po kështu, ministra të tjerë të Brendshëm të vendeve të tjera siç është Suedia, Presidenca evropiane mbahet aktualisht nga ajo, apo Belgjika edhe vende të tjera, pra mund të them se ministrat e Brendshëm janë sot tërësisht të ndërgjegjshëm se Shqipëria e cila 6 muaj përpara kur u bë inspektimi i fundit, nuk kishte asnjë pasaportë biometrike, sot numëron afro 300.000 pasaporta biometrike. Sa i përket regjimit kufitar, kur para 6 muajsh kur u bënë inspektimet e fundit nuk ishin instaluar plotësisht sistemet e kontrollit, sot janë të instaluara jo vetëm sistemet e kontrollit që kërkohen nga udhërrëfyesi, por edhe shumë e shumë sisteme të tjera të sigurta të niveleve evropiane, të niveleve të zonës Shengen, d.m.th. që nga ana teknike janë superiore ndaj atyre të gjetura sot në 3 vendet të cilat sapo përfituan. Pra, në tërësi njihet një progres i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, çka e shpjegon edhe urgjencën me të cilën ministrat e Brendshëm kanë kërkuar sot që të shpejtohet procesi i heqjes së vizave për

shqiptarët.

...................

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›