Malaj: Nuk behet politike me Wikileaks Qamil Xhani
Anetari i Kryesise se Partise Socialiste dhe deputeti Arben Malaj, thote se debati politik ne vend, duhet te orientohet drejt konsensusit dhe jo konfliktit. Ne nje interviste dhene per televizionin “ABC News”, Malaj ka theksuar se pas vendimit per statusin e vendit kandidat, dialogu eshte edhe me i domosdoshem. I pyetur per publikimin e dokumenteve te Wikileaks dhe kerkesen e kreut te PS-se, drejtuar prokurorise per hetim mbi keto dokumente, Malaj shprehet se perdorimi i tyre per efekte politike nuk do te sjelle rezultat. “ Ne fund te fundit, per botimet e Wikileaks, eshte qeveria amerikane ajo qe percakton qendrimin ndaj dickaje qe eshte publikuar. Ne qofte se ne e zhvillojme luften e brendshme politike ndaj njeri-tjetrit, mbi bazen e kabllogrameve, nuk do te arrijme ndonje rezultat”, tha Malaj. Nga ana tjeter, deputeti i PS-se ka theksuar se nje pjese e shqetesimeve qe ngrihen ne dokumentet e publikuara jane te rendesishme, por ato nuk mund te bejne katarsis ne skenen politike shqiptare. “Eshte e vertete qe ne to ka shqetesime per influencen e biznesit ne politike, per influencen e politikes tek institucionet dhe gjykatat, por nuk besoj se me Wikileaks do te behet ndonje katarsis ne politiken shqiptare apo ne PS”, tha ai. Duke folur per rolin e institucioneve, Malaj shtoi: “Do te ishte me mire qe institucionet te veprojne vete dhe jo ne baze te kerkesave qe u ben mazhoranca apo opozita”. Deputeti i Partise Socialiste, Arban Malaj shtoi se debati per drejtuesit e institucioneve kushtetuese nuk duhet te bllokoje reformat ne vend. Ai u shpreh se te dy forcat kryesore duhet te angazhohen qe institucionet kryesore te qendrojne jashte betejave politike te dites. Sipas tij, konfliktet PS-PD nuk duhet te kthehet detyrimisht ne nje ngerc institucional dhe perplasje mes organeve kushtetuese. “Institucionet kushtetuese duhet te jene sa me larg ndikimeve dhe ballafaqimeve te mazhorances me opoziten. Sa me larg t’i mbajme institucionet nga te tilla debate politike, sa me shume qe nje debat te mos e kthejme ne nje krize institucionale, aq me te konsoliduara do t’i kemi institucionet”, tha ai. Duke komentuar procesin e statusit te vendit kandidat, Malaj tha: “Mazhoranca te mos kerkoje shkakun e vendimit per statusin e vendit kandidat, vetem tek opozita”. Deputeti socialist ka folur dhe per turin e tij per modernizimin e partive politike. Malaj ka theksuar se nuk eshte vetem PS-ja ajo qe duhet te modernizohet, por nje model i hapjes duhet te ndiqet nga te gjitha forcat politike dhe nga opinioni publik. “Shpresoj qe njerezit te jene me te perkushtuar, sepse jeta e tyre eshte e ndikuar direkt nga politika dhe nuk ka menyre tjeter per ta modernizuar jeten tende, nese nuk modernizon partite politike”, tha ai.
“PD te mos kundershtoje cdo propozim”
Per deputetin Arban Malaj, Partia Demokratike nuk duhet te refuzoje cdo propozim te selise roze. Ai ka theksuar se drafti i paraqitur nga opozita, ka nje baze te shendoshe per konsensus dhe palet mund te gjejne dialog. Malaj u shpreh se ka bere hapa institucionale. “Ajo qe duhet te beje Parlamenti eshte arritja e konsensusit. Hapi i pare mund te jete konsensusi per funksionimin normal te Parlamentit. Ambienti politik ne Shqiperi eshte i tensionuar”, tha Malaj. Duke folur per statusin e vendit kandidat, Malaj ka theksuar se mazhoranca duhet te tregohet me e gatshme per t’i dhene mbeshtetje nismave te opozites dhe te mos investohet vetem kunder saj. “Mazhoranca harxhon shume kohe dhe kontakte me te djathten evropiane, vetem per opoziten”, tha ai.