E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT drejtori Ivziku pret ne nje vizite ambasadoren e re te Australise

Në muajin dhjetor një grup mjekësh urologë dhe kardio-kirurgë australianë do të vijnë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë që të kryejnë një sërë ndërhyrjesh të vështira.

Drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku, ka pritur në një vizitë zyrtare Ambasadoren e re të Australisë Jenny Polyxeni Bloomfield, rezidente në Athinë e cila është shprehur:

“Ne kemi dy eksperienca me vendin tuja, pikërisht me QSUT ku mjekët tanë kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale në vitin 1994 dhe janë rikthyer sërish në 2011 për operacionin e një vajze të re. Këto mjekë do të rikthehen edhe gjatë muajit dhjetor për të tjera intervente”

Ndërkohë, drejtori Ivziku ka njohur ambasadoren për vënien në punë të telemjekësisë vetëm gjatë ditëve të fundit, dhe u ra dakord që të dy shtetet të kenë marrëdhënie bashkëpunimi për konsulta online.

Po kështu, u ra dakord edhe për binjakëzimin e QSUT-së me një prej spitaleve terciare në Australi, si dhe bashkëpunim për edukimin profesional të mjekëve si dhe ndihma në aparatura dhe medikamente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›