E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatoret e Bulqizes arrijne marreveshje me ACR-ne

Minatorët e Bulqizës dhe kompania konçesionare, ACR kanë nënshkruar sot një marrëveshje, duke i dhënë fund kështu mosmarrëveshjeve mes tyre prej kohësh.

Lajmi është konfirmuar nga nënkryetari i Konfederatës së Minatorëve të Shqipërisë, Taf Koleci, i cili është edhe nënshkruesi i marrëveshjes me ACR-në.

Mësohet se kompania ka pranuar të rrisë pagat e minatorëve në masën 20%, të përmirësojë kushtet e punës, të bëjë transparencën e investimeve në minierë, të paguajë 22 ditët e grevës si dhe do t’u japë pagën e 13-të.

Mësohet se minatorët kanë rënë dakord që të mbetet në detyre drejtori i minierës, një nga kërkesat që prej disa ditësh kishte penguar arritjen e marrëveshjes mes palëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›