Rama deklaron ne Golem: Berisha eshte taleban
"Saliu u thote shqiptareve, ejani ne shtepine e qytetareve. U thote shqiptareve te sillen dhe te votojne si europiane. Po nderkohe ai dhe pushteti i tij kur fiken ekranet sillen dhe veprojne si talebane me shqiptaret, te cilet i kercenojne ne buken e gojes". Keshtu ka deklaruar kreu i opozites Edi Rama, gjate prezantimit te kandidatit te koalicionit "Aleanca per te ardhmen" Agron Agalliu, ne komunen e Golemit. Kreu socialist ka akuzuar serish kryeministrin Berisha se u thote shqiptareve te sillen dhe te votojne si evropiane, por nderkohe qe sipas tij, ai dhe pushteti i tij kur fiken ekranet sillen dhe veprojne si talebane me shqiptaret, te cilet i kercenojne ne buken e gojes, per tu lexuar, kontrolluar dhe marre voten. "Kercenojne mesuesit, kercenojne mjeket, kercenojne nepunesit, kercenojne policet. Kercenojne kedo qe paguhet me rroga qe i japin taksapaguesit dhe qe detyrohet te ule koken per te mbrojtur buken e gojes", akuzoi Rama. Ai eshte shprehur se te gjithe ata qe mendojne ndryshe dhe qe deshirojne nje tjeter rruge nga rruga qorre e Saliut ne 8 maj do te shkojne bashke me te gjithe te tjeret ne kutite e votimit, si "ne nje demonstrate popullore per te shprehur vullnetin sovran e per te thene kurre me nepunes te kercenuar. Kurre me mesues te kercenuar, kurre me police te kercenuar e te vene ne urdhra te paligjshem per buken e gojes se familjes se tyre".
Kreu socialist eshte shprehur se ne te gjithe Shqiperine ndjehet se si po ngrihet dallga entuziaste e nje fitoreje te madhe ne 8 maj. "E nje fitoreje qe pa asnje diskutim do te jete nje fitore edhe ne komunen e Golemit, edhe ne te gjithe kete zone. Nje fitore e komunitetit, nje fitore e njerezve te zakonshem, nje fitore e cdo qytetari qe ne 8 maj me voten e vet do te votoje perfaqesuesit e "Aleances per te Ardhmen" dhe do ti thote kurre me Saliut dhe oborrit te pushtetit te tij. Saliu vazhdon te mos i pergjigjet pyetjes pse sot ne Shqiperi ka 1 milion te papune", ka nenvizuar Rama. Teksa eshte shprehur se shqiptari i zakonshem e ka te pamundur te perballet me cmimet ne treg dhe pse kryeministri Berisha u thote njerezve ju rrita rrogen apo pensionin, menjehere rriten 5 here cmimet dhe shtrenjtohen 10 here faturat, sepse vizioni dhe modeli i kesaj qeverie nuk ka lidhje me cka nje qeveri duhet te beje per popullin e vet. "Ne ne rrugen tone u ofrojme qyteteve dhe komunave, i ofrojme Shqiperise dhe shqiptareve nje model te ri zhvillimi te qendrueshem ekonomik. Nje model qe ju jep njerezve pune dhe krijon mireqenie per njerezit, duke i shfrytezuar ne interes te tyre pasurite natyrore te ketij vendi dhe duke i vene ne sherbim te tyre, energjite, idete, projektet dhe sigurisht pasionin politik per t'ju sherbyer njerezve te ketij vendi. Saliu ju thote shqiptareve, ejani ne shtepine e qytetareve", tha kreu i PS.