Basha: Qendra ditore dhe autobuse falas per te moshuarit Luljeta Ndoka
Qendra ditore ne cdo njesi te Tiranes dhe transport publik falas per te moshuarit. Kjo eshte ajo c'ka premtuar dje kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, gjate nje vizite ne qendren ditore te Minibashkise Nr.9 ne kryeqytet. Banoret e perkohshem te kesaj shtepie u ndjene te vleresuar nga Basha, i cili duket se nuk ka zgjedhur t'i kete ne vemendje ata vetem ne Diten e te Moshuarve, por edhe me pare, pasi fale punes se bere kohet e fundit, eshte mundesuar rihapja e qendres ditore ne fjale. Basha tha se cdo njesi bashkiake do te kete qendren e saj te perkujdesjes per moshen e trete, por edhe transport publik falas.
Qendrat ditore
Ne Diten Nderkombetare te te Moshuarve, Basha tha se bashkia e Tiranes do te kete ne vemendje brezin e trete, duke shtuar qendra te tilla ne qytet, si ajo qe vizitoi dje. Gjithashtu, kryebashkiaku u shpreh se do te sigurohet transport publik falas per pensionistet mbi moshen 65 vjec. "Sic pata premtuar ne takimin tone te fundit, une vendosa ta rihap kete qender, edhe pse ende nuk kam kuptuar arsyet e mbylljes. Por, ju garantoj se kjo qender do te mbetet perhere e hapur, per t'i sherbyer te moshuarve te kesaj zone",- iu drejtua Basha rreth 80 te moshuarve qe frekuentojne qendren ditore te minibashkise 9. Ai tha se krijimi i qendrave te tilla ne te gjithe territorin e Tiranes, mbetet nje objektiv i rendesishem i Bashkise ne drejtimin e tij. "Sot dua t'u them te moshuarve, ne te gjithe minibashkite e tjera te kryeqytetit, se brenda qershorit te vitit te ardhshem, ne do te hapim te pakten pese qendra te tilla anembane qytetit te Tiranes",- premtoi Basha. Ai vleresoi se te moshuarit kane sakrifikuar shume per rritjen e brezit te ri, ne nje kohe te veshtire, ne nje kohe kur sakrificat qe bejne sot prinderit per femijet e tyre, jane nje e pesta, nje e dhjeta apo nje e njeqindta e sakrificave, qe u eshte dashur atyre te bejne. Kjo per shkak se kohet kane qene shume te veshtira, dhe pikerisht per kete eshte detyrim dhe kriter elementar i funksionimit te nje shoqerie normale, qe brezi yne te kujdeset per te moshuarit ne cdo kuptim.
Transporti
Basha rikujtoi edhe nje premtim tjeter, qe u ka bere te moshuarve ne takimin e meparshem. "Se shpejti, do te mbledh te gjithe organizatat e transportit publik ne Tirane, dhe do te dekretoj transport publik falas per te gjithe pensionistet mbi 65 vjec",- tha Basha. "Keto lehtesi sociale jane nje detyrim i yni, dhe po keshtu, ne do te mbetemi te perkushtuar per te punuar per qellimin tone kryesor, me shume zhvillim ekonomik, me shume punesim per bijte e bijat tuaja, ne menyre qe kujdesi per ju, te jete i natyrshem, te jete i perditshem dhe te jete i mbeshtetur fort tek punesimi, tek gjenerimi i te ardhurave ekonomike",- vijoi kryebashkiaku. Ai garantoi se, se bashku me administraten e tij, cdo premtim do ta beje realitet brenda kohes sa me te shkurter te mundshme. "Kujdesi i bashkise nuk do te mungoje ne kete qender, per te krijuar ketu nje atmosfere sa me pozitive, sa me te kendshme, qe ju te kaloni kohen tuaj, te takoheni me njeri-tjetrin, pse jo, te qani hallet dhe te largoheni pak me te kenaqur se c'erdhet",- perfundoi fjalen e tij, Basha.
Te moshuarit: Faleminderit per qendren tone ditore
Gjate vizites se kryebashkiakut te Tiranes Lulzim Basha, te moshuarit e falenderuan ate per faktin se beri te mundur rihapjen e kesaj qendre ditore, aq te rendesishme per ta. "Ju falenderoj qe na krijuat kete mundesi, per t'u takuar me ju. Gjithashtu, me lejoni qe ne emer te te gjithe pensionisteve, t'ju uroj qe u vute ne krye te bashkise se Tiranes. Ju e merrni Tiranen ne nje gjendje te vajtueshme. Megjithate, populli i Tiranes e ka te qarte kete dhe nuk mjafton nje mandat, por duhen disa mandate. Prandaj, urojme qe bashke me kete, te jene edhe disa mandate te tjera, qe ju ta beni Tiranen, ashtu sic keni premtuar",- u shpreh nje prej te moshuarve. Ne kete qender ditore ofrohen cdo dite sherbime per argetimin dhe kalimin e kohes per afer 80 te moshuar.