Basha Qytetaret dhe biznesi besojne tek e ardhmja e Tiranes
Kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Lulzim Basha mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së “Qytezës së festave të Fundvitit”. Kjo qytezë e ngritur në Rrugën “Murat Toptani, përveçse një vend argëtimi për qytetarët është edhe një mundësi e mirë marketingu për kompanitë më të njohura që operojnë në tregun shqiptar.
Zoti Basha tha se kjo qytezë vjen në Tiranë si përgjigje ndaj kërkesave me standard europian të qytetarëve të Tiranës.
Kryebashkiaku bëri të ditur se Dhjetori do të jetë një muaj i veçantë festiv për Tiranën. Sipas Bashës atmosfera do të ndihet në të gjitha lagjet e qytetit dhe askush nuk do të jetë i përjashtuar nga këto festa.
Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha falenderoi bizneset e Tiranës për kontributin vullnetar që dhanë për dekorin dhe aktivitet festive në Tiranë, ndërsa bëri të ditur se nuk është harxhuar asnjë qindarkë e taksapaguesve të kryeqytetit. Sipas Bashës kjo është shenja më e qartë e besimit që këto biznese dhe të gjithë qytetarët tanë, kanë tek e ardhmja e qytetit tonë dhe me këtë besim tek e ardhmja jonë, besojmë tek një vit 2012 i mbarë dhe i begatë për të gjithë ne.