E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Te vendosur per te vazhduar luften ndaj krimit

Mbrëmë rreth orës 02.40’, në kryqëzimin e rrugëve “Ndre Mjeda“ me rrugën “Frosina Plaku’ në Tiranë, në katin e shtatë, strukturat e policisë morën njoftim se është vendosur një sasi ekspozivi, në derën e banesës së Zv/Drejtorittë Policisë Qarkut Tiranë Zotit Dorian Muça.

Menjëherë në vendngjarje u formua një grup i posacëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ekepertë më të mirë xhenier, të luftës kundër Akteve Terroriste, Specialitë të hetimit të krimit, të cilët duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, aktualisht po kryejnë veprimet hetimore dhe proceduriale.

Nga shpërthimi me lëndë ekplozive nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.

Strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Tiranës, po punojnë intesivisht për të sqaruar motivet dhe identifikuar e kapur autorët, ndërkohë që aktualisht janë shoqëruar dhe po pyeten në lidhje me ngjarjen disa persona.

Policia e Shtetit deklaron se do të vazhdojë luftën ndaj çdo lloj forme krimi, duke goditur në kohë dhe vendosur përpara drejtësisë elementë kriminal, duke punuar me angazhim maksimal dhe duke qëndruar të palëkundur në luftën ndaj krimit, gjithnjë me fuqinë që i jep ligji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›