Topi Procesi i integrimit ne BE proces i bazuar ne performance dhe merite

Presidenti Topi priti sot Delegacionin e deputetëve të Parlamentit Evropian, të kryesuar nga Kryetari i Delegacionit për Marrëdhëniet me Evropën Juglindore, Eduard Kukan. Delegacioni ndodhet në Tiranë, në kuadër të takimit të 4-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri (SAPC). Në takim ishte i pranishëm edhe Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui.
Pasi përshëndeti mbajtjen e takimit të 4-të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për vëmendjen e veçantë dhe asistencën e plotë që Bashkimi Evropian, përmes përfaqësuesve dhe strukturave të tij i jep Shqipërisë në mënyrë të vazhdueshme, sidomos në zgjidhjen e situatave që influencojnë drejtpërdrejtë procesin e integrimit evropian të vendit dhe që kanë të bëjnë me funksionimin e demokracisë, institucioneve dhe shtetit ligjor, si dhe reformat kyçe. “Ne e konsiderojmë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si një proces të bazuar tërësisht në performancë dhe meritë, i cili nëpërmjet realizimit të reformave është në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë”, - u shpreh Presidenti Topi gjatë bisedës.
Kryetari i Shtetit Shqiptar vuri në dukje se dhe kjo vizitë e eurodeputetëve tregon për mbështetjen pa hezitim të komunitetit evropian për vendin tonë, po ashtu na krijon bindjen se angazhimi, vullneti dhe përkushtimi që klasa politike shqiptare pritet të dëshmojë, do të ndikojnë pozitivisht procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.