E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan Arritja e marreveshjeve dhe votimi i tre ligjeve me 3/5 hapa inkurajues dhe konkrete

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim delegacionin e Parlamentit Europian, të kryesur nga Eduart Kukan, të cilët ndodhen në Shqipëri për Takimin e rradhës BE-Shqipëri, të Komitetit Parlamentar për Stabilizim-Asociimin.

Zoti Kukan tha se “Jemi shumë të lumtur që po vijnë lajme shumë pozitive nga Shqipëria. Arritja e marrëveshjeve dhe votimi i tre ligjeve me 3/5 janë hapa inkurajues dhe konkrete. Shpresojmë të vijohet në këtë klimë, në përmbushje të aspiratës integruese.
Mesazhi i takimit tonë me ju është se Parlamenti Europian mirëpret marrëveshjet e arritura mes partive politike. Jemi të lumtur që këto marrëveshje u arritën në Parlament. Ne vlerësojmë kontributin tuaj, si Kryetare e Parlamentit, rolin tuaj pozitiv dhe duam të besojmë se kjo klimë do të vijojë.

Kemi ardhur këtu t’ju rikonfirmojmë se në Parlamentit Europian gjërat po lëvizin pozitivisht për Shqipërinë dhe jemi të gatshëm të kontribojmë që kjo atmosferë të vijojë në këtë trend pozitiv”, tha zoti Kukan.

Zonja Jozefina Topalli, duke falenderuar delegacionin për mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë, tha se “si Kryetare e Parlamentit ndihem e lehtësuar që klima politike në parlament tashmë është normale dhe se pas dy vitesh bojkoti opozita i është kthyer punës. Pas dy vitesh bllokimi opozita po punon në komisionet parlamentare dhe po merr pjesë në votime në seancat plenare.

Kemi miratuar 3 kode që kërkojnë 3/5-tat, kemi ngritur komisionin për reformën zgjedhore, ashtu si edhe grupin e punës për Rregullore, bazuar në rregulloren e Parlamentit Europian, me konsensusin e të gjitha palëve.

Kryetarja e Kuvendit tha se mazhoranca e ka autorizuar të mbështesë draft opinionin e përbashkët të OSBE ODIHR dhe Komisioni i Venecias mbi ligjin elektoral dhe praktikat elektorale. Dua të besoj se opozita e vlerëson po ashtu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›