Basha Qyteti Studenti vendi nga nisi rrugetimi shpresa e ardhmja e qytetit shoqerise dhe kombit tone
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së “Medaljeve të Arit” dhe “Student i Shkëlqyer ” për 84 studentë të Universitetit të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i konsideroi 84 studentët me medalje ari si aset të vyer për botën akademike, por edhe për qytetin.
Zoti Basha bëri të ditur se nga nga burimet e Bashkisë, të paktën 1 milionë euro, do të adresohen për praktikën e studentëve pas mbarimit të shkollës. Në këtë kuadër Kryetari i Bashkisë bëri të ditur vendimin për t’u mundësuar stazh me pagesë në Bashkinë e Tiranës, institucione të tjera publike, në sektorin privat, duke filluar nga java e parë e Janarit për 84 studentët e diplomuar sot.
Dita e ekselencës përkoi dhe me një ditë të veçantë në historinë tonë dhe historinë e studentëve në veçanti. 21 vite më parë, tha Basha, pikërisht nga ky vend, nisi jetësimi i ëndrrës për t’i dhenë fund diktaturës më të egër në Europës dhe për të instaluar në vend sistemin demoktratik pruralist. Kryebashkiaku tha se si atëhere, ashtu edhe sot, ky mbetet vendi nga nisi rrugëtimi, shpresa, dhe e ardhmja e qytetit tonë, shoqërisë sonë dhe kombit tonë.