E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Rama konkurse on-line për të punësuar militantët, do ta ndalim

buliBurrel- Lulzim Basha ka prezantuar sot platformën e tij para demokratëve të Peshkopisë, Burrelit dhe Bulqizës.

Në fjalën e tij zoti Basha është shprehur i vendosur në aksionin politik të PD-së, për tu përballur me pushimet kolektive nga puna që paralajmëron Edi Rama, me hapjen e konkurseve për të punësuar militantët e mazhorancës së re.

Ne jemi Shqipëria e ëndrrave evropiane dhe në çdo hap tonin, e faktuam këtë. Ata janë Shqipëria e pazareve, trillimeve, e mashtrimeve, vetëgjykojnë në masë administratën, kërcënojnë me pushime masive dhe hapin konkurse on-line, për të punësuar militantët e tyre. Ky është mentalitet neo-bllokmeni dhe ne do ti gjendemi përballë që në orën e parë,-tha Basha.

Sakaq zoti Basha i ka konsideruar tërësisht të papranueshme kërcënimet ndaj përfaqësuesit të PD në KQZ, Njazi Kosovrasti dhe u ka bërë thirrje të heqin dorë nga kërcënimet ose do të përballen me fuqinë e reagimit të çdo mendjeje dhe zemre demokrate.

Këta njerëz që njohin vetëm gjuhën e krimit dhe praktikat e krimit duhet të dinë sot se nuk na kanë trembur në kohën tonë më të vështirë, nuk na trembin as sot. Ndaj u bëj thirrje ti thërrasin mendjes dhe të heqin dorë nga kërcënimet ndaj përfaqësuesve tanë ose do të përballen me fuqinë e reagimit të çdo mendjeje dhe zemre demokrate,-tha Basha.

Në themel të lidhjes së tij me PD, zoti Basha ka vlerësuar kurorëzimin me sukses të çdo përgjegjësie që i është ngarkuar ndër vite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›