E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në pyjet e Tërbunit, vështirësi në shuarje për shkak të terrenit

NJEREZ-A-ne-vatrat-e-zjarriPukë- Një masiv i gjigand pyjesh është duke u djegur në Tërbun të Pukës si pasojë e rënies së zjarrit gjatë ditës së sotme. Situata paraqitet alarmante pasi flakët po ndihmohen nga era, ndërsa zjarrfikësit e kanë të vështirë të ndrhyjnë për shkak të terrenin të thyer malor.

Ata janë duke përdorur mjete rrethanore për të shmangur përhapjen e zjarrit, ndërsa makinat e kanë të pamundur të futen në pyll. Po ashtu ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e tij, ndërsa zjarrfikësit dyshojnë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm sepse temperatura maksimale në Pukë është rreth 25 gradë Celsius dhe është e pamundur që ai të jetë shkaktuar nga dielli.

Të tilla zjarre paralamërojnë sërish një sezon të vështirë, pasi edhe vitin që shkoi shumë zona të vendit u përfshinë nga flakët dhe mugesa e helikopterëve ka bërë që të mos ndërhyet në kohë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›