E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha-Rames: Je shume i lodhur, te pyesin per legalizime, flet per hipoteka

Kryetari i Bashkise, Lulzim Basha, akuzoi dje kreun socialist Edi Rama, se eshte aq i lodhur sa kur njerezit e pyesin per legalizimet ai flet per hipoteka. Ne mitingun elektoral te zhvilluar ne njesine numer kater ne kryeqytet ne zonen e Kinostudios, Basha tha se alternativen e Rames nuk do ta votoje njeri, pasi ai ishte konfliktual ne pushtet dhe po ashtu eshte edhe ne opozite. “Edi Rama eshte aq i lodhur sa kur e pyesin per legalizimet, shkon e u flet njerezve per hipotekat. Eshte aq i coroditur e ne kaos as nuk di se cfare flet. Alternativa e Rames eshte ajo konfliktuale ne pushtet, ku nuk miratoi dot planin urbanistik, rriti taksat dhe nuk bashkepunoi me qeverine. Por po aq konfliktuale edhe ne opozite, ku kercenon se do te anuloje planin e kryeqytetit dhe cdo gje tjeter, pengoi statusin dhe bllokoi”- akuzoi dje Basha. Perballe alternative sipas tij, eshte ajo e Partise Demokratike, e Sali Berishes qe ndertoi mbi 10 mije kilometra rruge, rriti rroga e pensione, zhvilloi vendin. “Ne jemi plote shprese e energji”, - nenvizoi Basha. Nga ana tjeter, ai i kerkoi llogari kreut socialist se pse nuk deklaroi te ardhurat e tij sipas ligjeve ne fuqi dhe fsheh te verteten. “Ti duhet te na japesh llogari se pse nuk i deklaron te ardhurat por ja hedh fajin Postes. Ku e ke kuponin e postes? Pse e fsheh te verteten? Pse e shmang ballafaqimin per planin e Tiranes qe kurre nuk e perfundove? Pse favorizove miqte e tu ne krye te Bashkise se Tiranes ne kurriz te Shqiptareve? Pse e vazhdon me shantazhe se do te shfuqizosh planin?”, - kerkoi dje llogari Basha. Sipas tij, keto tregojne se Rama ka pasur ne krye te axhendes dhe objektiv te tij vetem interesin personal, asgje tjeter. Basha akuzoi se e vetmja gje qe beri kreu socialist kur ishte ne krye te Bashkise se Tiranes, ishte rritja e taksave dhe shpikja e tyre.

AKUZAT

“Edi Rama eshte aq i lodhur sa kur e pyesin per legalizimet, shkon e u flet njerezve per hipotekat. Eshte aq i coroditur e ne kaos as nuk di se cfare flet. Alternativa e Rames eshte ajo konfliktuale ne pushtet, ku nuk miratoi dot planin urbanistik, rriti taksat dhe nuk bashkepunoi me qeverine. Por po aq konfliktuale edhe ne opozite, ku kercenon se do te anuloje planin e kryeqytetit”,- akuzoi dje Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›