E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti turpëron Italinë, pas golit më të shpejtë vjen zhgënjimi i bluve, 2-2

haitiGoli më i shpejtë në historinë e ekipit kombëtar, por edhe figura më e keqe. Kjo është sinteza e ndeshjes Itali-Haiti, një test që do të shkundë Prandelli-n, sidomos në nivelin e përgatitjes së linjes blu dhe lindi shqetësimi i ri dhe i madh në funksion të Kupës së Konfederatave nga rezultati 2-2 i nënshkruar nga Giaccherini pas 19 sekondash dhe Marchisio, Saurel e Peguero për kundërshtarët.

Sigurisht orë fluturimi ende peshojnë në kokë dhe këmbët e bluve, por pas performancës së pasigurt kundër Republikës Çeke pritej shumë më tepër.

Blutë dukeshin të lodhur në fushën e lojës e mesa duket kemi një rikthim të Haitit që arriti të barazonte me një nga skuadrat më prestigjoze në botë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›