Berisha: Si do zgjidhen problemet e ligjit 7501 Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha premtoi dje zgjidhjen e problemeve te dala me tokat e dhena me ligjin 7501 “Per Token”. Gjate nje bashkebisedimi te zhvilluar dje me banore te Ishmit mbi programin per punesimin, turizmin dhe bujqesine e Partise Demokratike, Berisha shpjegoi rruget si do te zgjidhen problemet e 7501, nga harta dixhitale dhe tek verifikimi per dhenien e tapive. “Persa i perket tapive, kur jane ndare tokat me ligjin 7501, per fatin me te keq, le ta quajme procesi gjeometrik i kesaj ndarjeje ne shume raste ka qene jo i sakte dhe kjo ka krijuar keto probleme. Si do te zgjidhet kjo? Ne po bejme harten dixhitale te tokes, e cila do te tregoje qartesisht pozicionin e cdo parcele. Me dy vendime shume te rendesishme, ne ju kemi dhene te gjitha kompetencat kryetareve te komunave. Do te sjellim edhe hipoteken ne komune, ne menyre qe brenda vitit te verifikojme e te ndajme tapite. Ky eshte vendimi yne”, - u shpreh dje Kryeministri Berisha.
Ai siguroi se hipotekimi do te perfundoje shume shpejt. Kjo per faktin se qeveria do te sjelle zyrat e hipotekat prane komunave dhe do te beje gjithcka per ta perfunduar brenda ketij viti. “Ne prej nje viti po punojme me kompani te medha nderkombetare dhe harta dixhitale e tokes eshte pergjigjja me e shkelqyer ndaj cdo mbivendosje dhe cdo keqkuptimi”, - nenvizoi Kryeministri. Ai shtoi gjithashtu, se kjo qeveri pervec ndertimit te rrugeve, ne kater vitet e ardhshme do te garantoje vaditjen e tokave, nepermjet rindertimit te sistemeve ekzistuese apo ndertimit te sistemeve te reja. “Ne jemi te vendosur dhe sic jeni njohur vendimet jane miratuar, t’ju paguajme me para ne dore akcizen e naftes qe ju perdorni per punimin e tokes, t’ju paguajme me para ne dore TVSH-ne prej 20 per qind te cdo gjeje qe ju blini per te rritur prodhimin ne fermat tuaja, nga traktori tek fidanet”, - permendi ai. Sipas tij, perpjekje te medha do te behen per krijimin e sa me shume vendeve pune ne qytet, fshat e kudo. Si dhe rritjen e rrogave, pensioneve dhe subvencionin per projekte apo pergjysmimin e taksave per te gjithe industrine turistike, gje e cila jep mundesi biznesmeneve te rrisin me tej investimet e tyre, te zgjerojne kapacitetet per mikpritjen, fjetjen e te gjitha aspektet, te punesojne qytetare me shume. Nga ana tjeter, Kryeministri permendi se alternativa tjeter ofron te kunderten, ofron rritjen e taksave. “Ka nje dallim te madh. Po te jete problemi midis parave tek ju dhe tek shteti, ato jane me te dobishme tek ju. Nese i keni ju tuajat, ju investoni, punesoni. Ndaj dhe ne mbajme taksa te uleta”, - tha Berisha. Ndersa shtoi se projekti per kater vitet qe vijne eshte qe ne cdo komune te ndertohen terrenet sportive dhe ne cdo shkolle te ndertohen palestra.
QENDRIMI
“Persa i perket tapive, kur jane ndare tokat me ligjin 7501, per fatin me te keq, le ta quajme procesi gjeometrik i kesaj ndarjeje, ne shume raste ka qene jo i sakte dhe kjo ka krijuar keto probleme”, - u shpreh dje Berisha.
Berisha: Cdo reforme per zbatimin e ligjit
I pyetur nga bashkebiseduesit per situaten e rendit ne vend, Kryeministri Sali Berisha, garantoi se qeveria e tij do te ndermarre cdo reforme per garantimin dhe zbatimin e ligjit. “Une dua t’ju premtoj ketu se ashtu sic zhdukem bandat qe kontrollonin Tiranen, Durresin, Lushnjen dhe shume zona te vendit, ne do te bejme cdo reforme dhe cdo perpjekje, ndonese ato kane qene shume me te veshtira. Kjo do te marre pergjigjen me te shpejte me nje reforme te plote dhe te mire te sistemit te garantimit te ligjit edhe zbatimit te ligjit. Ky eshte premtimi im per ju dhe te gjithe shqiptaret”, - u shpreh kreu i qeverise. Sipas tij, qeveria ndermerr reforma nga me te rendesishmet per zhvillimin e vendit, ndersa shoku i autobusit vetem shan, bertet dhe mohon tere diten. Madje Berisha e quajti programin e PS-se, te prezantuar nga Rama si kercenues per te gjithe vendin.