E Diel, 1 Nëntor 2026

Njeriu më i vjetër në histori Jiroemon Kimura vdes në moshën 116-vjeçare (FOTO)

burri1Japoni- Një burrë japonez njihet si personi më i vjetër në botë i gjallë dhe njeriu më i vjetër në historinë e regjistruar, ka vdekur të moshës 116-vjeçare, thonë zyrtarët lokalë të cituar nga BBC-ja.

Jiroemon Kimura vdiq nga shkaqe natyrore të mërkurën në një spital në Kyotango, Kiotos, thuhet në një deklaratë qeveritare.

Në dhjetor, Libri i Rekordeve Guinness e rregjistroi zotin Kimura si njeriun më të vjetër i verifikuar ndonjëherë që ka jetuar. Ai thuhet se kishte shtatë fëmijë, 14 nipër e mbesa, 25 stërnipër dhe 13 stër-stërnipër. Z. Kimura ka lindur më 19 prill 1897 në të njëjtin vit si aviatorja Amelia Earhart.

e-madhe-tjeterAi ka punuar në zyrën lokale postare deri sa dolinë pension dhe u tha se ka ndihmuar djalin e tij me bujqësi derisa ishte rreth 90 vjeç.

Ai u bë personi më i vjetër në botë që jeton në muajin dhjetor, pasi rekordmeni i mëparshëm vdiq.

Në një intervistë në dhjetor, nipi i tij, Tamotsu Miyake, tha se Kimura ka pasur “një vullnet të fortë për të jetuar”.

Në një intervistë për ditëlindjen e tij të 115-të, Z. Kimura tha se ai nuk ishte i sigurt se pse ai ishte në gjendje për të jetuar kaq gjatë.

“Ndoshta kjo është e gjitha në sajë të diellit mbi mua”,- tha ai.

i-vjeter-e-madheBurri më i vjetër në botë

Jiroemon-Kimura-oldest-peopBurri më i vjetër në botë

Jiroemon-KimuraBurri më i vjetër në botë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›