Vizat fallco,në pranga 20-të persona

Policia ka arrestuar 20-të persona të cilët falsifikonin viza drejt Greqisë. Operacioni për falsifikatorët u krye nga Antikrimi Ekonomik i Tiranës. Hetimi ka nisur në Tiranë dhe po vazhdon edhe në qytete të tjera si Përmet, Elbasan, Durrës e Fier. Sipas forcave blu mes të arrestuarëve ka pronarë hotelesh dhe sekserë vizash.