Zbulohet videopergjimi i Dritan Priftit
Zbulohet video ku ish-ministri i Ekonomise, Dritan Prifti ka filmuar veten duke marre 70 mije euro nga zevendesministri i dikasterit qe drejtonte, Leonard Beqiri. Videoja eshte transmetuar mbremjen e djeshme ne emision e gazetarit Blendi Fevziu, “Opinion” ne televizionin Klan. Ne pamjet filmike, te publikuara nga avokati Spartak Braho, shfaqet ish-ministri Prifti duke marre shumen e parave dhe duke diskutuar me zevendesministrin. Spartak Braho tha se kjo eshte nje video qe “qe po hetohet sot nga prokuroria” dhe shtoi: “Ka pjese qe prokuroria i ka dhe pjese qe nuk i ka. Sepse prokuroria ka luajtur. Ka nje vit qe megjithese shfaqet hapur qe Prifti ndan leke, nuk i ka komunikuar asnje akuze”. Ne biseden filmike degjohet qe dy persona flasin per shuma parash dhe per menyren sesi do t’i ndajne. Braho shtoi se “ky filmim eshte bere 10 dite pasi te behej filmimi i z. Meta ne zyre, 11 mars 2012. Jane te njejtat mjete filmi, qe dallohen nga ora. Nuk mund te flas nese eshte kjo (ora) qe e qe ka filmuar z. Meta. Biseda eshte e veshtire te zbardhet, por ne degjim behet fjale per afera, na ti 35 mije, une po marr 35, kaq do t’ia cojme filanit”, tha Braho.
Avokati Braho tha se per kete video prokuroria ka marre ne pyetje rreth 400 deshmitare dhe nuk ka marre asnje mase ndaj ish-ministrit Prifti, madje e besoi si deshmitar kryesor ndaj gjyqit kunder ish-zevendeskryeministrit. Ne lidhje me ish-zevendesministrin Beqiri, Braho tha se edhe pse ka qene pjese e video pergjimit te realizuar ne shtepine e Priftit ai nuk eshte thirrur si deshmitar. “Kete material, Prokuroria e ka zbardhur dhe nje pjese e ketij materiali ka qene pjese e dosjes hetimore. Ne kerkuam qe ky person te thirret si deshmitar. Prokuroria nuk e lejoi, i kerkoi Gjykates qe te mos pyetej. Nuk e di pse u terhoq. Ajo qe me bene te dyshoj eshte se keta dy persona kane nje marreveshje qe konkretizohet me nje afere korruptive dhe qe me pas kane vrapuar te Partia Socialiste”, tha Sekretari per Ceshtjet Ligjore ne LSI.
Braho ka theksuar se pjese e shantazheve te videos se Priftit eshte bere dhe Partia Socialiste dhe drejtuesit e saj. Ai permend dhe nje vizite qe Prifti dhe Beqiri kane bere ne gjemani me deputetet e PS, Gramoz Ruci dhe Tom Doshi. Madje, Braho u shpreh se per te perdorur videon ndaj Metes dhe per ti bere shantazh mazhorances, Priftit dhe Beqirit i eshte premtuar nga kreu i PS-se se do te behen deputete. “Cfare rezulton ne muajin tetor; bashke me Ruci, Doshin ata kane udhetuar ne nje aktivitet ne Gjermani, ne nje aktivitet ne prag te kongresit te partise atyre. Kjo katershe ka kontribuar per videon ndaj Metes, aq me teper qe u eshte premtuar dhe nje vend si deputete ne Vlore dhe ne Fier”, tha dje Braho. Nga ana tjeter, Braho ka ngritur dhe shqetesimin sesi Prokuroria ka marre si deshmitar kryesor nje person qe ka nje video, nje pjese te se ciles prokuroret e kane pare dhe ku shfaqet duke marre para. Sipas tij te gjitha keto te bejne te dyshosh per motive te qellimshme politike.
Dritan Prifti: Parate ne video, per biznes privat
Ish-ministri i Ekonomise, Dritan Prifti ka reaguar dje ne emisionin “Opinion” pas publikimit te videos qe paraqiti avokati dhe perfaqesuesi i LSI-se, Spartak Braho. Prifti ka pranuar autoresine e filmimit dhe faktin qe ka qene duke marre nje shume te konsiderueshme parash. Por ka pretenduar se behej fjale per nje biznes privat mes ish-zevendesministrin Leonard Beqiri. “Do te ishte mire te jepej me ze kjo video sepse degjohet mire dhe dikush ia ka ulur zerin me qellim. Video e plote eshte 45 minuta. E kam regjistruar une dhe te garantoj qe s’ka asnje sekonde korrupsion. Marredhenia eshte private, s’ka asnje lidhje me detyren shteterore. Do doja shume te isha dhe une ne studio per te sqaruar gjerat”, shkruante Prifti ne sms e gjate qe lexoi z.Fevziu, sms qe qartazi perpiqej te hidhte tymnaje ne studio me qellim shfajesimin e tij. Ne mesazhin drejtuar moderatorit te emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, Prifti shprehej se “prokuroria ka 13 muaj qe heton dhe shtoi: “Spartaku (Braho) tha qe jane pyetur 400 persona, me shume se per tragjedine e Gerdecit. Une kam dhene pelqimin tim per shtyrjet e hetimeve sa here eshte kerkuar. Sic e dini Gjykata e Larte videon qe ju treguat e ka shpallur te pavlefshme sepse eshte siguruar ne menyre te jashteligjshme. Pavaresisht se Gjykata e ka shpallur zero kete video, une nuk kam kerkuar ndalimin e hetimeve, sepse dua te dale e verteta”.