Nishani Me 21 janar policia ne mbrojtje te institucioneve
2011-ta ishte një vit i ngarkuar dhe me problematikë të gjerë, krahas masave të shumta për parandalimin e krimit dhe përmirësimit të sigurisë publike.
Në prezantimin e statistikave të kriminalitetit për vitin që lamë pas Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj u shpreh se policisë iu desh të përballonte përveç detyrave të tjera dhe protestat e shumta të opozitës, siç ishte edhe tubimi i dhunshëm I 21 janarit.
Në këtë pjesë është ndalur dhe Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, i cili vlerësoi se në ngjarjet e 21 janarit të vitit të kaluar u tregua jo vetëm performaca e shtetit në mbrojtje të institucioneve, por edhe realizimi i detyrës me profesionalizëm.
Ministri i Brendshëm kërkoi më tepër angazhim në zbulimin dhe goditjen e korrupsionit në administratë.
Ndërkohë Burgaj vlerësoi rritjen e besimit të komunitetit te policia, ku sipas tij në adresë të policisë kanë ardhur 118 mijë telefonata.
Një element kyç në këto arritje sipas Burgajt ka qenë edhe mirëkuptimi dhe inkurajimi nga qytetarët në përmbyshjen e detyrimeve institucionale.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka falenderuar qytetarët që kanë mbështetur dhe inkurajuar në përmbushjen e detyrimeve, gjithë punonjësit e policisë, të cilët kanë kontribuar direkt në realizimin e detyrave, si dhe të gjithë institucionet e administratës publike dhe pjesëtarë të shoqërisë civile për bashkëpunimin që na kanë ofruar për përmbushjen e detyrimeve tona institucionale