E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëntetari Aleksandër Peci do të qëndrojë edhe 3 ditë në spital

TIRANE - Nëntetari Aleksandër Peci ka kaluar natën e mbrëmshme pranë familjes së tij, ndërsa është rikthyer sërish sot në Spitalin Ushtarak.

Mësohet se 24-vjeçari do të qëndrojë nën kujdesin e ekipit mjekësor të këtij spitali të paktën për 3 ditë, me qëllim shërimin e plotë të tij.

Kjo është vendosur pas konsultës së parë mjekësore të zhvilluar menjëherë pas mbërritjes në Atdhe të Aleksandër Pecit.

Nëntetari Aleksandër Peci mbeti i plagosur rëndë më 20 shkurt gjatë një sulmi në Kandahar, ku mbeti i vrarë kapiteni Feti Vogli.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›