E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Seanca me komisionin, me 20 korrik

Mungesa e Ministrit te Brendshem, Lulzim Basha, ne seancen e Komisionit te Sigurise Kombetare, eshte cilesuar nga Partia Socialiste, si nje shmangie e pergjegjshmerise politike. Deputeti i PS-se, Asllan Dogjani, shfrytezoi nje detaj procedural, per te akuzuar Ministrin Basha per mosefikasitet te luftes kunder korrupsionit dhe zbardhjes se krimeve te kryera kohet e fundit. Nga ana tjeter, Ministri i Brendshem, me ane te nje komunikate per mediat, sqaroi se procedurat e Kuvendit dhe komunikimi i tij zyrtar me kete institucion, ka vendosur qe data 20 korrik do te jete dhe afati per zhvillimin e seances degjimore ne Komisionin e Sigurise. “Ministri i Brendshem, Lulzim Basha hedh poshte deklaraten e deputetit te Partise Socialiste Asllan Dogjani, lidhur me paraqitjen ne seancen degjimore ne Komisionin e Sigurise te Kuvendit te Shqiperise”, thuhet ne njoftimin e Ministrise se Brendshme. Nderkohe ne deklaraten e deputetit te PS-se, theksohet se Ministri i Brendshem, duhet te jape sqarime per zhdukjen e Bleona Mates, numrin e larte te femijeve qe jane trafikuar nga Shqiperia ne vendet fqinje, si dhe vrasjen e deputetit te PS-se, Fatmir Xhindi. “Krimi i vrasjes me i larte qe nga 2005, megjithese krimi i vrasjes ka ardhur ne rritje, akoma nuk ka pasur nje analize. Sic jane dhe rastet e tjera te bujshme, perfshire ate te vrasjes se deputetit socialist Fatmir Xhindi”, u shpreh deputeti i PS-se, Asllan Dogjani. Deputeti i PS-se, deklaroi se ne seancen me Ministrin Basha, do te kerkohen sqarime dhe per raportin e Sherbimit Sekret Shteteror, ne lidhje me investimet ne biznese te mafies ruse dhe te vendeve te tjera. “Sot ne vendin tone, kemi nje rritje te pasigurise ne vend, kemi nje rritje te veprave penale ne fushen e krimit te organizuar dhe atij ordiner, rrjedhimisht jane shtuar dhe numri i krimeve, sidomos vrasjeve nga grupet rivale ne trafikun e droges, qenieve njerezore, ne trafikun e femijeve”, u shpreh Dogjani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›