E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te majtet: Zgjidhje per te miren e demokracise

Nje pjese e perfaqesuesve te majte te Parlamentit Evropian, deklaruan dje, se hyrja e opozites ne Kuvend duhet te sherbeje si pikenisje e hetimit te zgjedhjeve te vitit te kaluar. Zevendes Kryetari i Delegacionit per Shqiperine, Bosnje-Hercegovinen, Maqedonine dhe Malin e Zi, Viktor Bostinaru dhe Zevendes Presidenti i Parlamentit Evropian, Gianni Pittella, deklaruan se palet duhet te gjejne nje zgjidhje per te garantuar siguri ne zgjedhjet e ardhshme te pushtetit lokal. Para nisjes se diskutimeve per rezoluten e Shqiperise, Pitella dhe Bosinaru u shprehen per mediat, se gjetja e zgjidhjes politike mes PD dhe PS behet e domosdoshme, duke qene se mund te ndikoje ne integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. “E perseris perseri, se pa nje zgjidhje politike per krizen politike qe ende ekziston ne Shqiperi, kjo situate mund te vere ne rrezik fatin evropian te Shqiperise”, u shpreh Bostinaru. Ai theksoi, se deklarata e drejtuesve te grupeve me te medha politike ne PE, Joseph Daul dhe Martin Schulzt, konfirmuan faktin se nuk u arrit dicka konkrete. “Deklarata e perbashket permendi faktin qe, negociatat nuk ishin ne gjendje te arrinin nje zgjidhje te negociuar, dhe kjo konfirmon qe kriza ende ekziston”, tha Bostrinaru. Edhe zevendespresidenti i Parlamentit Evropian, Gianni Pittella, u shpreh para nisjes se seances per Shqiperine, se palet duhet te gjejne nje zgjidhje per situaten politike ne vend. “Nuk mjafton te thuash qe Partia Socialiste, ne nje gjest vullneti shume te mire, hyri ne parlament. Duhen sqaruar modalitetet me te cilat jane zhvilluar zgjedhjet. Duhet sqaruar, se perse jane verifikuar hile, nese jane verifikuar te tilla”, u shpreh Pittella.

Zgjedhjet
Eurodeputetet e majte ne Parlamentin Evropian, ne komentet e tyre mbi permbajtjen e rezolutes dhe gjetjes se nje zgjidhje per situaten politike ne vend, kane theksuar se klasa politike duhet mendoje dhe per garancite e zgjedhjeve te ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›