E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Shqipëria do ti paraqesë historinë e suksesit BE-së

Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha u shpreh se Shqipëria do ti paraqesë Bashkimit Europian historinë e suksesit të arritur. Suksesi i Shqipërisë nuk është vetëm i joni por edhe i Bashkimit Europian dhe do të ndajmë përfitimet e këtij suksesi theksoi ministri Basha. Sipas tij e ardhmja do të përmbush të gjitha zotimet që Shqipëria ka bërë për tu bashkuar vendeve të Bashkimit Europian. Gjithashtu Basha u shpreh se Shqipëria nuk është në krizë ekonomike por vetëm ka ndikim nga ajo dhe efektet ndihen në disa sektorë. Ndikimi i efekteve të krizës ka qenë i ekulibruar kjo ka ndikuar nga reformat e suksesshme që vendi ynë ka bërë është shprehur Basha. Ministri Basha mori pjesë sot në forumin e Crans Montanës që zhvillon ditë e dytë të punimeve në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›