E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta:Koherent në qëndrimin tonë për PS

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta vlerëson se kjo forcë politike ka qenë koherente në qëndrimin e saj për të krijuar koalicion me Partinë Socialiste. Ndonëse ende pa një përgjigje zyrtare nga PS-ja, Meta nga qyteti i Fierit në një takim me simpatizantë të ri të kësaj partie tha se ky qëndrim nuk zbeh kundërshtimet konsekuente ndaj kodit zgjedhor dhe ndryshimeve kushtetuese. Komentet kreu i LSI-së i bëri gjatë një takimi në qytetin e Fierit ku ndërsa vizitoi një fabrikë plasmasi tha se ka ardhur koha për veprim. "Vendi ka nevojë për punësim, ka nevojë për një drektim me ambicie të mëdha, por edhe për njerëz që kanë dhënë prova se mund ta fusin Shqiperinë në rrugën e progresit",tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›