E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, abuzoi me minorenen, arrestohet 25 vjeçari

Policia e qarkut të Gjirokastrës ka arrestuar 25 vjeçarin Diftir Habipi për abuzim seksual me një minorene. Sipas informacioneve 15 vjeçarja me inicialet B.H ka dencuar në polici 25 vjeçarin sepse duke përdorur dhunën ka kryer marrëdhënie seksuale me të . Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme kur Habipi nga i njëjti qytet i ka premtuar vajzës ta shoqëronte në shtëpi dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt dhunës në banesën e saj. Policia menjëhërë pas denoncimit të minorenes ka arrestuar 15 vjeçari dhe tani mbi të rëndon akuza e përdhunimit të një minoreneje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›