E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa:Shqipëria e përgatitur për në NATO

Shqipëria e meriton anëtarësimin në NATO, dhe tashmë hyrja në alenacë është e sigurtë. Deklarata vjen nga ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i ftuar në Ora News. "Hyrja në NATO tashmë është e mbyllur. Anëtarësimi i Shqipërisë dhe i Kroacisë në samitin e ardhshëm ,është e sigurt, dhe përpara nuk kemi asnjë pengesë përveç pengesave burokratike", u shpreh Oketa. Sipas ministrit, Shqipëria e meriton të anëtarësohet me të drejta të plota në NATO dhe është e përgatitur për të hyrë në aleancë. Oketa vlerësoi se, Shqipëria nuk humbet asgjë nga NATO, por vetëm përfiton."Me hyrjen në NATO Shqipëria përfiton siguri, stabilitet, dhe garanci se kufijtë e Shqipërisë tashmë nuk do preken. Por reformat duhet të vazhdojnë",theksoi ministri. Sa i përket procesit të demontimit të armëve, Oketa theksoi se ky proces kërkon angazhim, por strukturat përkatëse janë në rrugë të mbarë për të përfunduar këtë proces. Ministri i Mbrojtjes bëri me dije, se brenda 2010-ës ushtria do hyjë në një ushtri profesioniste, pra ushtarakët do jenë me pagesë. Lidhur me bombardimet e para 10-vitetve nga NATO në Serbi, Oketa nënvizoi se këto sulme ishin e vetmja mundësi për t'i dhënë fund regjimit diktatorial të Millosheviçit, dhe për t'i haour rrugë zgjidhjes së çëshjtes së Kosovës. "Bombardimet ndikuan në çëshjten e Kosovës dhe kthimin e stabilitetit në të gjithë rajonin", tha ai. Sa i përket,përfshirjes së tij në fushatën elektorale të PD-së, Oketa bëri me dije se është pjesë e grupit që ndjek procesin e zgjedhjeve të strukturave të qarkut të Durrësit. Siaps tij, shqiptarët duhet t'i japin votën PD-së dhe jo opozitës sepse "seroziteti dhe përkushtimi, reformat në shumë sektorë, klima pozitive e biznesit, transparenca maktimale që ka dëshmuar qeveria janë disa nga arsyet që kjo mazhorancë meriton votat", theksoi Gazmend Oketa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›