Crans Montana:Në Shqipëri,suksese reale

Në Shqipëri janë arritur suksese të verteta. Deklarata vjen nga kreu i forumit Crans Montana, sipas të cilit "ka një sukses të vërtete,edhe pse ka vështirësi që duhen zgjidhur".Jean Paul Carteron vlerësoi se sukseset në reformat dhe arritjet ekonomike në vendin tonë i shkojnë drejtpërdrejt kryeministrit Berisha. "Shqipëria është shdërruar në një kantier ndërtimi",theksoi ai. Sipas tij, qeveria shqiptare do të rrisë efikasitetin. Duke iu referuar kryeministrit Berisha, Cateron u shpreh "Bashkësia ndërkombëtare u është mirënjohëse për atë që ju keni bërë në Shqipëri". Në fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha tha se forumi Crans Montana luan një rol të rëndësishëm për ndihmën që i jepet Shqipërisë, sepse e bën atë një vend tërheqës për investimet e huaja. "Në të gjitha vendet në rajon, Shqipëria mbetet një vend në nevojë për investimet e huaja. Sipas kryeministrit, qeveria e tij ia ka dalë mbanë të heqë pengesat për investitorët. "Dhe sot jemi krenarë që Shqipëria merr më shumë investime, pasi biznesi regjistrohet për gjysmë ore", tha Berisha. Sipas kryeministrit, janë ulur taksat, është ulur me 15% taksa për biznesin e ulët, 10% taksën e të ardhurave personale, ndaj Shqipëria është një vend për t'u kthyer në një shesh industrial, apo për të investuar në turizëm për vetëm një euro. "Kemi modernizuar sitemin fiskal, kemi hartuar sistem të ri për taksat",theksoi ai. Berisha vlerësoi, se Shqipëria ka arritur rritjen më të lartë ekonomike në këtë vit .